100 VJET SHTET
Më të lexuarat
26.05.2010 | 07:05
Lidhëza

Lidhëzat janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali midis tyre:
Kur vdiq Skënderbeu, Sulltani tha: "Tani Evropa dhe Azia janë të mijat! Mjerë Evropa, se i humbi shpata dhe mburoja".

Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat janë:

-
shtuese: e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo vetëm… por(edhe), jo vetëm që … por as, le që… por(edhe), jo që…po, jo që… po(r) edhe, jo veç (që)… por edhe, jo vetëm (që)… por, jo vetëm (që)… por as, jo vetëm (që)… por edhe, jo vetëm (që)… porse, le që… por as (që), le që… por edhe;

-
kundërshtore: po, por, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.;

-
veçuese: a, apo, ose, daç… daç, ja… ja, ndo… ndo, qoftë… qoftë, ose… ose, o… o;

-
përmbyllëse: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethënë, etj.
- ftilluese: se, që, në, nëse
;

-
vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;

-
shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.

-
qëllimore: që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që;

-
krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.

-
mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;

-
kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;

-
rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;

-
lejore: megjithëse, megjithëse, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

Lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha: lidhëza që bashkojnë dy gjymtyrë ose dy pjesë që kanë të njëjtën vlerë në fjali (lidhëza bashkërenditëse) dhe lidhëza që bashkojnë pjesë më vlera të ndryshme, njëra kryesore dhe tjetra e varur (lidhëza nënrenditëse).

Bashkërenditëse janë lidhëzat shtuese, veçuese, kundërshtore, përmbyllëse.

Nënrenditëse janë lidhëzat ftilluese, vendore, kohore, shkakore, qëllimore, krahasore, mënyrore, kushtore, rrjedhimore, lejore.

florim bytyçi:
po më pëlqen një ndarj e tillë e lidhëzave të gjuhës sonë sepse në disa tekste të shkollës së mesme të ulët lidhëzat janë ndarë (p.sh. nënrenditëse rrethanore dhe në kuadër të këtyre futen edhe ato rrjedhimore dhe lejore
01.12.2010 | 18:49
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë