100 VJET SHTET
Më të lexuarat
26.05.2010 | 07:05
Përemri

Përemra quhen fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave:
Në strehën e shtëpisë
dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë.
Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë.
Vjollca i do shumë dallëndyshet.
Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar.

Përemrat janë shtatë llojesh :
-
vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;

-
vetvetorë: vetja, vetvetja;

-
dëftorë: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë të atillë, të atilla;

-
pronorë:
Veta I. im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona,
Veta II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
Veta III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;

-
lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka, ç, çfarë, kush, sa,

- pyetës: kush, cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa, i sati, (me, për, nga) se;

-
të pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurrkush; një, ndonjë, njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili, cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjithë etj.

emri:
hej ku munda me gjet diqka per drejtshkrimin
14.10.2010 | 22:34
Vjollca:
Kjo me paraqitjen e shkurter te pjeseve te ligjerates me pelqeu shume. Po, pse mungojne te tjerat? Emri, mbiemri, folja ... Do te kisha dashur t'i kisha keshtu shkurtimisht edhe pjeset e tjera te ligjerates. Me duhen te tilla, sepse do t'i shfrytezoj per nxenesit. Ju pershedes dhe ju uroj nje pasdite te kendshme.
20.05.2011 | 17:14
Florim Bytyçi:
pse nuk është i përfshirë përemri pyetës ,,çka"
07.06.2011 | 19:14
Nora :
Florim Bytyqi........Eshte peremeri ''cfare'' qe mund perdoret vend ''cka''...!
08.08.2011 | 21:35
erzana:
bravo ju du shum amo shtoni ma shum per peremrat sepse kjo na qenka nje faqe cung
08.12.2011 | 16:18
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë