100 VJET SHTET
Parahistoria e Pellazgëve
Vendbanimet dhe kultura e Tripoljes

Kultura Kukuteni (kulturë neolitike) shtrihej në lindje të Karpateve, në Rumaninë e sotme verilindore, Moldavi dhe Ukrainë jugperëndimore, më së shumti rreth lumit Dnjepër.

Kjo kulturë u zhvillua nga vitet 7.500 deri 2.750 p.e.s. Në shumë aspekte ishte si-motër me kulturën fqinje të Vinçës e cila shtrihej në këtë kohë në pjesën tjetër të Rumanisë, Serbi, Shqipëri Veriore etj.
Kushtet natyrore në këtë kohë ishin më të mira, dhe në fazën mesme të zhvillimit të kësaj kulture, temperatura ishte me e larta në 18 mijë vitet e fundit, çfarë nuk është as sot, gjë që ka ndikuar në zhvillimin e bujqësisë.

Gjithsesi, në Evropën juglindore, njerëzit e të ashtuquajturës Kulturë e Tripoljes ishin kryesisht dinarikë.


Vendbanimet


Banonin në kasolle të mëdha, skeletin ua bënin nga drurët dhe thuprat, pastaj muret nga gardhi lyheshin me baltë, ndërsa në pjesën e sipërme mbuloheshin me kallam dhe kashtë.

Drunjtë priteshin në pyll, me sëpatë guri. Më pas u hiqeshin degët, dhe bëheshin hunj, të cilët digjeshin në pjesën e cila do të ngulej në tokë.

Kultura e Vuçedollit
Shtrihej në Dalmaci e Panoni nga vitet 3000 deri 2200 p.e.s. Ishte derivat i kulturës së Vinçës.
Dallohej për përdorimin e gjerë të remit (bakrit), kultin e diellit, yllësve dhe pëllumbave. Në këtë kulturë identiteti dhe etnonimi `ilir` ka qenë pa asnjë dyshim i pranishëm.
Mund të ngrihet teoria, se Kapmi me rrethin e njerëzve të tij, i përkisnin kësaj kulture.

Së pari, fundi i kësaj kulture, i përket viteve 2200, ndërsa shpërngulja e Kadmit për në jug ku themeloi Thebën u bë rreth viteve 2.000. Së dyti Enkelejtë jetonin në dy vende, një grup Enkelejsh në Mal të Zi afër Gjirit të Rizonit, ndërsa të tjerët në Liqenin e Ohrit.

Njëri grup nga këta patjetër është i prejardhur nga tjetri grup. I biri i Evropës me Zeusin, Dodoni themelon Dodonën, ku sipas të dhënave arkeologjike ka shërbyer si vend kulti nga vitet 2000 p.e.s.

Dhe çuditërisht, kemi kultin e pëllumbit në Kulturën e Vuçedollit ku përfaqësohet fare mirë me"pëllumbeshën e Vuçedollit", kemi emrin Dodon dhe Dodonë, me rrënjë ngafjala shqipe "dudí" që dmth pëllumbeshë, ndërsa për vetë Dodonën ekziston dhe një variant tjetër nga Herodoti që një pëllumbeshë që fliste sikur njërin e porositi ndërtimin e kësaj faltoreje.

Pra është e qartë lidhja kulturore mes Kulturës së Vuçedollit dhe njerëzve që mitologjia i përmend si farefis i Kadmit. Është edhe koincidimi i këtyre dy ngjarjeve, fundi i Kulturës së Vuçedollit, dhe shpërngulja e Kadmit.

Po ashtu kemi një qytet Buthoe në Malin e Zi të sotëm, që sot quhet Budva, dhe një qytet tjetër Buthrotum në jug të Shqipërisë. Axha i Kadmit Beli, duhet t`a ketë emrin sipas një vegle bujqësore "bel", sikurse Kadmi duhet t`a ketë emrin po ashtu sipas një vegle bujqësore
"kadhëm".

Biri i Belit, Aegypti, sipas mitologjisë sundonte një vend që shkrimtarët e lashtë e quajnë Arabia, ndërsa në territorin e Kulturës sëVuçedollit, përfshihet edhe lumi Raba në Hungari që në kohëra të lashta quhej Arabo, pra që s`kishte ndonjë lidhje me Arabi siç pretendohet.

Vëllai i Aegyptit, Danau u shpërngul për në Peloponez, gjithashtu rreth viteve 2.000.

Kështu meqë kultin e pëllumbeshës e gjejmë në Vuçedoll, supozojmë që Agenori me farefisin e tij jetoi në Vuçedoll, dhe mbase ishte nga një familje prijëse e ndonjë fisi të madh. Në vitet 2.200 kemi rënien e kësaj kulture, dhe në këtë kohë duhet të ketë filluar shpërngulja e
Kadmejve, për në jug.

Enkelejtë në këtë kohë duhet të kenë qenë duke jetuar në Malin e Zi të sotëm tek Gjiri i Rizonit dhe Budva (Buthoe), ku sipas mitologjisë Kadmi bën aleancë me ta. Pastaj kjo popullësi, është shpërngulur kah jugu, duke themeluar Buthrotin (Butrint), si kujtim për Buthoen, pastaj qytetin tjetër Phoenikia (Finiqi).

Emrat që vinë nga vegla bujqësore, pasqyrojnë zhvillimin teknologjik të kësaj kulture, pra përdorimi i gjerë i metalit, e që vjen në shprehje edhe me emrat e tjerë psh Kiliksi që mund të lidhet me "kalk" (gëlqere, qelq), Danau "danat" (darët për këputje), Feniksi me përpunimin e cohës (finje) etj.

Nga ana tjetër Enkelejtë që jetonin brenda territorit të kulturës së Vuçedollit,një pjesë shpërngulen për në rrethinat e Liqenit të Ohrit.

Më pas kemi shpërnguljen e dytë, nga Phoenikia e Epirit për në jug, ku themelohet Dodona, Theba, Kreta, Mikena, etj.

Kafsha që priu qytetërimin pellazg
Një numër i madh i miteve, legjendave, gjenealogjive të lashta, madje dhe shkrime që mund t`i konsiderojmë burime të mirëfillta historike, bëjnë fjalë për një zakon të lashtë që ndiqnin pellazgët kur popullonin toka të reja.

Orakulli caktonte një kafshë që duhej ndjekur njeriu, familja ose fisi që do të shpërngulej dhe në vendin ku ndalet kafsha aty krijohet kolonia, ndërsa kafsha flijohet për hyjnitë. Me emrin e kafshës më pas, quhet ose vendi ose fisi.

Ky zakon ishte i përhapur nëpër të gjithë fiset e lashta pellazge. Kadmi kur u nis të kërkonte të motrën Evropën e pyeti orakullin e Delfit, që e udhëzoi që të mos e kërkonte motrën por të ndiqte lopën e parë që do ta haste pasi të largohej nga orakulli dhe aty ku të ndalej lopa për të pushuar, të themelonte një qytet të ri.

Një gjë e ngjashme ndodh edhe me Karanin mbretin e parë maqedonas, të cilin po ashtu orakulli i Delfit e udhëzon që të ndërtojë një qytet aty ku t`a gjejë duke pushuar një kope dhish. Karani gjen dhitë në një vend në malësitë Ilirisë së jugut, ku themelon qytetin e ri që e emërton sipas dhive.

Ky zakon ishte shumë i përhapur edhe tek fiset pellazgjike në Itali. Po sjell një përmbledhje nga libri "Mitologjitë romake dhe evropiane" të autorëve Ives Bonfoj dhe Vendi Doniger (Yves Bonnefoy, Wendy Doniger).

Me fjalën latine `ver sacrum` autorët romakë tregonin një ritual të disa fiseve italiane që sot njihen si sabellian-umbrian. Që nga koha kur sabinët e parë u vendosën në Itali dhe gjatë ekspansionit të tyre drejt Latiumit, ishte një zakon që t`i truhej hyjnisë një gjeneratë e tërë njerëzish që lindnin brenda një viti, zakonisht në vitin që pasonte ndonjë luftë, uri ose tejpopullim të vendit.

Djem të rinj, të aftë për bartur armë, caktoheshin të linin vendin e tyre dhe të themelonin koloni në toka të reja. Kështu sabinët që arritën në Romën u quajtën "sakrani" sipas fjalës "sacrum" (i shenjtë), sepse kishin lindur në kohën e `verës së shenjtë`.

Sabinë të tjerë ndoqën një mëzat i cili dërgoi në tokat e oskanëve dhe aty ku mëzati filloi të shkrryhej për tokë, u vendosën, kështu u krijua fisi Samnit. Sabinët e prirë nga një qukapik që i thoshin `pik` në gjuhën e atëhershme, u quajtën `pikenë`, dhe u vendosën në detin Adriatik.

Fise të tjera që ndoqën mënyra të ngjashme popullimi, ishin: frentanët që u quajtën sipas drerit (në thrakisht brendon, në oskanishte frentan), hirpinët sipas `hirp` (ujku, nga Ulk > Ulp > Irp), lykanët sipas `lyk` (ujku), Ursentinët sipas `ursa` (arusha), ndërsa nga emër-vendet Brindizi nga `brendon`, ndërsa Italia nga "viteliu" vend i viçave (vjetave).

Tregohet se Seleuku shumë kohë pas vdekjes së Lekës së Madh, shkoi në malin e Kasit (Kasius), një majë e shenjtë kushtuar Zeusit, ku flijoi një kafshë dhe pyeti se ku duhet të themelohet kryeqyteti i mbretërisë së tij. Atëherë një shqiponjë, shpend i shenjtë i Zeusit, rrëmbeu flinë dhe shkoi me të deri në vendin e Seleukisë ku u ndal dhe Seleuku në atë vend themeloi qytetin që u quajt Seleukia Pieria.


Dodona

Dodona gjendet në jugun e Shqipërisë, në krahinën e quajtur Çamëri, në kohëra të lashta Epir. Hesiodi thotë se krahina përreth Dodonës quhej Hellopia. Këtu na del emërtimi i shpeshtë me rrënjën "Hell" (Hyll), dhe prapashtesa e zakonshme pellazge. Ndërsa Dodona emrin e vet duhet ta ketë nga pëllumbat.

Citim:
DUDI f. sh.
1. zool. Kumri. Këndon dudia.
2. fig. bised. Vajzë a grua shumë e bukur e
tërheqëse. Mos na qaj nuse dudia. kr. pop.
Shkon dudia e me gojë s`u flet. kr. pop.

Pra `dodë` duhet të jetë një emër i lashtë për pëllumbeshat ose kumritë, dhe prapashtesa -ona është ilire sikurse tek qytetet tjera Aulona, Aenona, etj. Dodona ka dhe një lidhje tjetër me pëllumbat. Herodoti thotë se një pëllumbeshë erdhi e u vendos në drurin e shenjtë të dushkut dhe i porositi banorët e atyshëm që të ndërtojnë një faltore për Zeusin.

Në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. në këtë vend adhurohej druri i pishës dhe druri i dushkut. Gjatë shekujve 14 dhe 13 p.e.s. ky kult i drurit filloi të ndërthurej me kultin e Zeusit, i cili në këtë kohë quhej Div dhe gruas së tij Divija. Edhe më vonë kur në tërë krahinat jugore pellazge si grua e Zeusit konsiderohej Hera, në Dodonë vazhdonte adhurimi i Divijës (Dionës) si grua e Zeusit.

Në fillim nuk kishte asnjë ndërtim, ngaqë pellazgët fillimisht adhuronin perënditë në qiell të hapur. Në vendin e shenjtë rrinin priftërinjtë që quheshin Selloi, e të cilët rrinin këmbë-zbathur dhe flinin në tokë (sipas legjendës). Ardhja e pëllumbeshës shënon zëvendësimin e priftërinjve me priftëresha. Athena më vonë nga druri i shenjtë i Zeusit punon direkun e anijes `Argo` me të cilën udhëtojnë Argonautët.

Në shek. 4 p.e.s. u ndërtua një faltore e vogël për nder të Zeusit. Në shek. 3 p.e.s. mbreti Pirro ndërmerr ndërtime të mëdha në këtë vend, dhe organizon lojëra për çdo katër vite, ku bëheshin gara muzikore dhe atletike, ndërtoi një mur përreth orakullit dhe drurit të shenjtë, ndërtoi një faltore për Herakliun dhe një tjetër për Dionën, dhe për herë të parë ndërtohet një teatër. Dodona në këtë kohë bëhet qendër fetare dhe politike e Epirit.

Në vitin 219 p.e.s. etolianët ndërmarrin një invadim dhe shkatërrojnë ndërtesat e Dodonës, por epirotët i ndërtojnë përsëri me ndihmën e mbretit Filip i V i Maqedonisë, me ç`rast faltoret e Zeusit, Dionës dhe Herakliut u ndërtuan edhe më të mëdha, si dhe u ndërtua një stadium.

Gjatë pushtimit romak me 167 p.e.s. vendi i shenjtë në Dodonë u shkatërrua përsëri, dhe më vonë më 31 p.e.s. u rindërtua nga Oktavian Augusti.

Dodona vazhdoi veprimtarinë dhe u adhurua deri më 391 të e. r. kur të krishterët e prenë me sëpatë drurin e shenjtë të Zeusit ndërsa faltoret u mbyllën.
Ka dhe versione tjera për emrin e Dodonës. Zeusi me Evropën kishin pasur një djalë me emrin Dodon, dhe nga ky i ka mbetur emri Dodonës. Varianti tjetër thotë se një nuse uji, bijë e Okeanit e quajtur Dodonë i la emrin e vet Dodonës.

Më i mundshëm duket versioni me djalin e Zeusit. Ngjarja e Evropës sipas Herodotit ka ndodhur rreth viteve 2.000, pra në të njëjtën kohë edhe kur emri i Dodonit i vëhet Dodonës. Po ashtu kjo kohë mbahet se përfundimi i kulturës së Vuçedollit, që është e njohur për figurën "Pëllumbesha e Vuçedollit", dhe në përgjithësi për kultin e pëllumbave, dhe shtrihej në trojet iliro-veriore e arrinte në jug deri tek Shqipëria e mesme.
Dodona njihet si orakulli më i vjetër në trojet pellazge. Jo vetëm që ishte më i vjetri, por ishte edhe qendra e mbarë fiseve pellazge, kudo që ato jetonin. Pellazgët sado që nuk arritën të kenë një shtet të përbashkët (mbase për shkak të rrethanave të atëhershme), arritën të kenë një unitet shpirtëror-kulturor. Në Dodonë silleshin dhurata nga të gjithë fiset e pellazgëve e sidomos nga veriu, ilirët, trakët, skythët etj.

Nga gjetjet e qeramikës parahistorike mësohet se kulti i drurit në Dodonë ka filluar që në vitet 2.000.

Ai që vinte të pyeste orakullin për ndonjë çështje duhej të bënte pyetjen ashtu që përgjigja të ishte ose `po` ose `jo`. Vetëm në rastet kur pyetësi ishte një njeri i rëndësishëm dhe kishte sjellë dhurata të shtrenjta, mund të bënte pyetje që ta merrte përgjigjen me më shumë fjalë.

Përgjigja kuptohej nga zhurma që bënin gjethet e `dushkut të shenjtë`. Ndërsa nga shekulli i pestë p.e.s. kishte filluar profetizimi me anë të disa kazanëve metalikë, të cilët kumbonin nga goditjet dhe këto zhurma më pas interpretoheshin si fjalë.


Nesilët

Nesilët ishin një fis pellazg që u larguan nga gadishulli Ilirik dhe u vendosën në Anatoli rreth viteve 2.000 p.e.s. Ata invaduan Anatolinë të armatosur me armë bronzi, dhe u vendosën si kastë sunduese mbi vendasit, që quheshin hatë. Njëherësh kjo është një fakt që pellazgët nuk kanë prejardhje nga Azia, por ka ndodhur krejt e kundërta. Ata morën shumë elemente kulture nga vendasit hatët, si dhe nga popujt tjerë përreth, por për ne janë me rëndësi ato që morën me vete nga gadishulli Ilirik.

Arinna - Hyjnesha e diellit. Emri ka lidhje me fjalën shqipe `ar` (flori), si një epitet i ngjyrës së verdhë diellore. Në këtë kohë ari veç ka qenë i njohur nga populli pellazg.

Halki - Perëndia e drithërave. Paraqitet edhe si patron i pijes. `Halki` në gjuhën nesile do të thotë `elb`. Është bërë një kalim nga `p` në `k", ngaqë forma e hershme e elbit në shqip është `elp`.

Rundas - Këtu emri nuk ka ndonjë rëndësi. Kjo hyjneshë e gjuetisë dhe e fatit të mirë, paraqitet si një shqiponjë me dy krerë, një simbol i kahershëm pellazg deri në ditët e sotme. Në secilën këmbë mban me kthetrat e saj nga një lepur.

Tarhun dhe Illujanka - Këta janë, i pari Dragoi dhe i dyti Kulshedra. Tarhun patjetër ka prejardhje nga Dragoi, duke ndodhur ndryshimet `t-d, `ra-ar, g-h, o-u. Tarhun është gjithashtu perëndi i motit, ai sillte shi në shkretëtirat e Anadollit, dhe bashkë me shiun i sillte edhe mbretit pushtetin. Illujanka është një gjarpër-kulshedër, e cila shkatërrohet për vdekje nga Tarhuni. Emri Illujanka lidhet me emrin Ilir, se dhe ilirët rridhnin nga një gjarpër.
Periudha kur nesilët (hetitët) u shpërngulën nga gadishulli ilirik, në Anatoli, ka qenë rreth viteve 2.000 sipas shumicës së shkencëtarëve. Në të njëjtën kohë sipas Herodotit, jetoi Kadmi. Edhe Kadmi me vëllezërit bënë një dyndje drejt jugut dhe drejt juglindjes ku arritën deri në Feniki.

Pos kësaj, tregimi mbi Kadmin dhe populli nesil, kanë të përbashkët edhe legjendën e vrasjes së Bollës nga duart e një Drangoi. Në rastin e Kadmit, është vetë Kadmi që mbyt Bollën. Tek nesilët miti bën fjalë siç u tregua më lart, për Tarhunin (dragoin), dhe gjarpërin Illujanka. Është i njëjti mit, që tregon se Kadmi me vëllezër dhe nesilët, vinin nga i njëjti vend, dhe në të njëjtën kohë, d.m.th i përkasin të njëjtës dyndje.

Më pas Kadmi me porosinë e Athinës mbjell dhëmbët e Bollës në tokë, ku sipas mitit nga këta dhëmbë mbijnë ushtarë që quheshin Spartë, dhe që u vranë mes vete me përjashtim të disave prej tyre të cilët i ndihmuan Kadmit në ndërtimin e qytetit.

Pra miti bën fjalë për "njerëz që mbijnë nga toka" d.m.th autoktonë, pastaj "njerëz që mbijnë nga dhëmbët e bollës" d.m.th ilirë, ngaqë ilirët e mbanin veten si pasardhës të gjarprit. E tërë kjo na bën me dije se Kadmi kur erdhi në Beoti gjeti aty "ilirë autoktonë" apo "pellazgë".

Prania e kultit të diellit dhe të gjarprit tregon për zanafillën ballkanike të nesilëve, sepse këto dy kulte zanafillën e kanë në Ballkan dhe kanë filluar të zhvillohen më tepër në periudhën e Neolitit. Simbolet si kryqi grremç dhe gjarpri i stilizuar gjenden në objektet nga Kultura Vinçës dhe Tripoljes.

Fise tjera pellazge që në këtë kohë u vendosën në Anatoli janë edhe Palajanët dhe Luvianët.

Sipas mitit mbi Kadmin, ky pasi u shpërngul në jug, u ndihmon Enkelejve në luftë kundër Ilirëve (luftëra ndërfisnore të asaj kohe), që do të thotë se identiteti ilir ka ekzistuar që në atë kohë. Si fakt tjetër për këtë kemi edhe prapashtesat në emrat e mbretëve ilirë dhe nesilë. Ata i shtonin emrave të vetë prapashtesën -ili, që d.m.th. Hylli, apo Dielli.
Sipas mitit mbi Kadmin, ky pasi u shpërngul në jug, u ndihmon Enkelejve në luftë kundër Ilirëve (luftëra ndërfisnore të asaj kohe), që do të thotë se identiteti ilir ka ekzistuar që në atë kohë. Si fakt tjetër për këtë kemi edhe prapashtesat në emrat e mbretërve ilirë dhe nesilë. Ata i shtonin emrave të vetë prapashtesën -ili, që d.m.th. Hylli, apo Dielli.

Tek nesilët kemi këta mbretër me prapashtesën -ili:
Hatusili I - 1586 – 1556
Mursili I - 1556 – 1526
Hantili I - 1526 – 1496
Tahurvaili - ?
Hantili II - 1500-1450

Emrat e mësipërm të mbretërve nesilë, përsëriten tek mbretërit pasues deri në vitin 1237 p.e.s.

Tek ilirët:

1. Hylli - kësaj radhe emër dhe jo prapashtesë
2. Bardhyli
3. Mytili
4. Skerdilaidi

Kjo prapashtesë ka filluar të vihet në emrat e mbretërve para se nesilët të shpërnguleshin në Anatoli, para viteve 2.000


Nga Karlton Kuni - koha e bronzit në Azinë perëndimore
Citim:
Në periudhën e dytë dhe të tretë në Alishar, mes 2.300 dhe 1.500 p.e.s. që quhet koha e hershme e bronzit, kafkat brakicefale paraqiten, dhe vazhdojnë të jenë aty gjatë gjithë kohës së sundimit nesil, disa shekuj pas viteve 1.500 p.e.s.

Shtati i njërit mashkull ishte i gjatë 174 cm.

Pak para viteve 2.000, një tip brakicefal, me shtat të gjatë, futet në Anatoli nga krahina që ende nuk mund t`i përcaktojmë.
Dinarikët e mirëfilltë në Europë paraqiten qysh në fillim të Neolitit, dhe në disa rajone arrijnë shumicën gjatë Neolitit të mesëm. Ndërsa në Anatoli paraqiten vetëm rreth viteve 2.000, që d.m.th. se qendra e racës tonë është këtu ku jemi ne sot dhe ku ishim dhe atëherë. Kuni në këtë artikull e thotë se dinarikët erdhën nga Azia, por nga faktet që vetë ai i jep, dëshmohet e kundërta.

Këtu janë edhe disa fjalë nga gjuha luviane (e afërt me nesilët):

a - ai
aduali - i egër (i dejun, Dualos perëndia e venës tek peonët)
aku - pij (akull)
anda - brenda
anan - nën, përfundi
ani - nënë (nanë)
arkamana - tatim (arkë, mban, mban në arkë)
arma - hënë (e artë)
da - marr, jap (dha, dhënë)
daduvar - vërja vetes
dakam - tokë
darush - shtatore (dru, e bërë nga druri)
erhua - kufizoj, (rrethoj)
i - ik
kaluti - kthim, rreth (kaloj)
kui - cili, i cili, që
lavar - thyej (lavër, lëvron)
madu - mjaltë (medos në ilirisht)
mallit - mjaltë
muvatalli - i fortë i fuqishëm (muva=muja, muj, mundem)
nani - vëlla (nënë)
naua - nuk, jo
ni, nish - nuk
ovasha - vesh
palahsha - mburojë (palë, e paluar, ose pallë)
pati - shputa
pijama - jap
tarhunt - perëndi i rreufesë (dragon)
tarueja - i drunjtë
tati - i ati
tivat - perëndi e diellit (dios, diwo, div)
ualua - luan
vash - vesh
vashtara - lopar, bari lopësh, (vash vje nga bush, lopë e egër)
vinijant - venë, vinë, verë

Fjalë nesile të ngjashme me shqipen:

aku - pij
alpa - re, mjegull
amuk - mua
ana - nënë (nanë)
anda - në, midis, me, nën, (brenda)
andan - brenda
antuhsa - njeri (ander)
anturia - anas, vendës
apa - pas
apezian - pastaj
ar - arrij
arkaman - tatim (arkë)
ata - i ati
atalla - atëror

ekunima - të ftohtit (akull)

halki - drith (elb)
hallu - thellë
handa - andaj
handai - rendoj, mbledh, gatis
hapina - flakë e hapur
harr - thërrmoj
hastai - asht

it - ik
ká - këtu, khá
kangur - shakull
genu - guni, gjuri
kuisa - cili
guls - gërvisht, shkruaj

lahu - laj, pastroj
lahura - pajisje për flijim (lë, lashë)
lahurnuzi - altar flijimesh
lak - anon, pjerret, shtrembëron
lakarvan - perime (lakër)
laman - emën, emër
lé - lëre, lé
lilipaj - lëpij

ma - mua
makes - rritet (madhe)
marsa - i prishur, i kalbur
marsesa - bëhet i prishur, rebelohet,
milit - mjaltë
mu - mua

nas - neve

pata - shputa

sakuvaj - shikoj
sehuresk - pshurr

taru - dru
te - thënë

ves - vesh
vet - vit, vjet
vijana - vena, verë

zeja – ziej

Sipas mitologjisë, Tithonin të birin e Laomedonit trojan e rrëmbeu Eoja, hyjnesha e agimit, dhe me të lindi një djalë, Memnonin, i cili në moshën madhore, vje në ndihmë të Trojës me një ushtri "ethiopianësh".

Në këtë rast Eoja përfaqëson në përgjithësi një mbretëri që gjendet në lindje (mbretërinë e nesilëve), dhe në veçanti ndonjë princeshë të kësajmbretërie.

Vetë emri Aithiopia tregon mbretërinë e nesilëve, e cila quhej mbretëria e Hatit, kështuqë emri Hati ka kaluar në Aithi, dhe i është shtuar prapashtesa pellazge -op, dhe ende një prapashtesë tjetër -ia.


Ilirët....barbarë apo të mohuar

Le të flasim pak për pozitën dhe rolin e ilirëve në qytetërimin antik. Janë quajtur barbarë që banonin prapatokën apo periferinë e “qytetërimit” të vërtetë antik. Po çfarë ishte ky qytetërim antik? Nëse qytetërim do të thotë, qytete, tregti, organizim shtetëror, atëherë ilirët nuk ngeleshin mbrapa në asgjë.

Qytete. - Dhe qytete kishin! Të ndërtuara në pozita të sigurta, të fortifikuara; Pra, të zotët në artin e të ndërtuarit; dhe nëse vetë romakët mos t`i kishin djegur një pjesë të mirë të qyteteve (këtë e bënin zakonisht kur qytetet që pushtonin ia kalonin në bukuri Romës, si rasti i Kartagjenës) do zbulonim ashtu siç kemi zbuluar në Apolloni dhe Dyrrah, punime mermeri!

Punues druri e metali. - Tek druri arritën nivelin më të lartë, ndërtuan anijet më të shpejta në Adriatik; Dhe anijet nuk transportonin vetëm luftë, siç u pëlqente ilirëve, por dhe verë e grurë...

Minatorë të zotët, punues argjendi dhe ari. - Dhe këta nuk paskan pasur në përdorim monedhat?! Por çdo gjë me vlerë mund të shërbente si mjet shkëmbimi në këto raste, dhe monedha nuk ishte domosdoshmëria e vetme.

Tregtarë, prodhues vere, birre. - Artikujt më të shitur dhe ata më të përdorurit nga vetë ilirët. Dhe të prodhosh duhet teknikë, duhet lënda e parë, pra dalin dhe kultivues... Por duhen amfora për transportim, e megjithëse në fillim këtë artikull e importonin, më vonë ilirët e prodhonin vetë atë.

Bujq të zotët. - Ushqyen ushtarë pa pushim për shekuj me radhë; dhe nëse marrim në konsideratë terrenin e vështirë të Ballkanit, atëherë kanë qenë vërtetë të zotët.

Ushtarë! Më saktë, luftëtarë! - Karakteristika që do ti shoqërojë gjithmonë. Dhe këtu përkulën dhe vetë Romën e lavdishme me legjionet e saj të disiplinuara, por të kalbur në sistemin e saj politik. Mbrojtës të flaktë të lirisë së tyre, sistemi romak nuk i joshi kurrë (ai helen nuk u konsiderua kurrë rrezik për ekzistencën ilire, ata të vërtetët) deri në momentin kur iu imponua me dhunë.

Ilirët ripërtërinë shtyllën ku mbështetej sistemi romak, ushtrinë. Një ushtri skllevërish e bujqish, që u kthye me legjionet ilire në një ushtri të vërtetë që i siguroi Romës edhe disa shekuj jetë.

Organizimin shtetëror! - Mbreti, princi, kryeluftëtari. Ja ilirët! Të cilët nuk u joshën nga senati apo bulé-ja. Një ilir e jepte mendimin e votën e tij me shpatë.


Po polet e “qytetërimit” antik?

Roma me senatin e saj u kalb në korrupsion deri në momentin kur dhe vendosën që shpëtimi ishte një Perandor. Kurse Heladha, u zhduk falë demokracisë së saj përçarëse dhe jetoi vetëm jehona kontradiktore e legjendave dhe ndonjë doktrinë filozofike krejtësisht e papërshtatshme dhe pa dinamikë.

Kështu dhe i erdhi fundi lirisë ilire, nga një Romë e ripërtërirë në sistemin e saj, si e vetmja mënyrë për të shpëtuar, por dhe për të shtypur ilirët dhe popujt energjikë të veriut.

Shoqëria ilire është lënë mënjanë sepse antikiteti dominohet nga “shoqëritë” helene e ajo romake. E para plot kontradikta dhe e dyta një shoqëri pa identitet që ripërtërihej sa herë pushtonte krahina, duke iu marrë elemente shoqërore për të plotësuar tyrin.

Romakët nuk i kanë quajtur kurrë ilirët barbarë... Ilirët e jugut të organizuar prej shekujsh në shtete me vijueshmëri ishin më të qytetëruar sesa vetë romakët...

Ilirët e veriut, sidomos panonët kishin ngelur relativisht prapa, sepse malet e Bosnjës janë vërtet të vështira për t`u kapërcyer dhe sidomos si pasojë e sulmeve kelte pikërisht në çastet e shtetëzimit.

Do doja të përmendja se koncepti i mbretit `kushtetues` (sa mund të quhej atëherë) ka ardhur nga trojet shqiptare dhe u përhap me anë të Aleksandrit të Madh. Shumëkush harron që organizimi i mbretërisë maqedonase s`kishte kurrfarë lidhje me polet greke.

Ajo ishte identik me organizimin shtetëror të shteteve të tjera ilire e përderisa shembullin maqedonas e ndoqi Cezari e Augusti dhe e perfeksionoi Diokleciani për ta përcjelle deri në Evropën e sotme, fare mirë mund të themi se koncepti monarkik evropian është me origjinë të padiskutueshme shqiptare.

Punimet e mermerit

Punime mermeri dhe piktura të rrëmbyera apo shkatërruara.

Në këtë kohë Skopa,në krye të gjithë forcave etole, përshkoi Thesalinë, hyri në Maqedoni duke kaluar prishi të korrat e Pierrisë, bëri shumë plaçkë dhe në kthim iu drejtua Dionit. Hyri menjëherë në këtë qytet që e kishin zbrazur banorët, shkatërroi muret, banesat, gjimnazin, dogji portikët që rrethonin tempullin, shkatërroi gjithë kushtimet që kishin sjellë për zbukurimin e faltoreve ose për nevojat e veta besimtarët që mblidheshin këtu për panairet dhe, më në fund, përmbysi gjithë shtatoret e mbretërve...

Gjimnaz, tempull dhe faltore mbretërish, ja çfarë kishte një qytet iliro/maqedonas në atë kohë. Dhe në përgjithësi faltoret e mbretërve si rregull qëndronin në kryeqytet tek mbreti, në rastin tonë në Pelë. Por këta ilirë "barbarë të pagdhendur, e pa kulturë" i lejonin vetes të kishin shtatore në qytete çfarëdo!


...Marku hyri në Ambraki dhe i përzuri etolët pa u bërë gjë, por rrëmbeu shtatoret dhe pikturat që ishin në një numër të madh mbasi Ambrakia kishte qenë selia e Pirros. Përveç asaj, i dhuruan një kurorë ari prej njëqind e pesëdhjetë talentesh...

Në këtë rast, komandanti romak duhet të jetë mahnitur nga mermeri e arti ilir, ndryshe nuk do t`i rrëmbente. Duhet të kenë qenë vërtet "plaçkë e mirë", sepse ia vlente t`i ngrije deri në Romë. Pra, ose në Romë akoma nuk e njihnin punimin me mermer, ose ato që ndodheshin atje nuk mund të krahasoheshin për bukuri me ato të oborrit të Pirros, sepse ndryshe nuk do ia vlente barra të kalonin detin!

Dualizmi "i kulturuar vs barbar" ka një analogji me "besimtar vs i pafe".

Sikur p.sh. një mysliman që e konsideron të krishterin të pafe edhe pse për kah kuantiteti i drogimit qëndrojnë barabar, kështu heleni e konsideronte ilirin barbar jo pse nuk kishte kulturë, por pse nuk kishte kulturë helene.

Për helenin kulturë ishte vetëm kultura e tyre, çdo gjë e huaja ishte diçka që nuk ekziston, edhe pse teatri, faltorja, kështjella e gjëra tjera shiheshin me sy ato për helenin nuk ekzistonin sepse truri ua kapte vetëm gjërat e veta

Komunikimi përmes letrave

Njëra nga mënyrat e komunikimit të ilirëve ishte edhe ai përmes letrave. Këtë gjë e bënte mbretëresha Teutë sidomos kur donte t`i dërgonte urdhra ushtrisë që ndodhej larg1. Por duhet të mendojmë që nuk është ky i vetmi rast kur oborri ilir përdorte letrat për të komunikuar. Këto letra që dërgoheshin kilometra larg nga oborri duhej të kenë mbajtur patjetër shenjat e mbretëreshës apo mbretit.

Teuta nuk ka qenë e para që ka përdorur letrat por që me Agronin e babanë e tij letra duhet të jetë futur si rezultat i konsolidimit dhe rëndësisë që mori mbretëria Ilire nën dinastinë ardiane. Shenjat duheshin për të vërtetuar origjinalitetin e letrave. Në një oborr, sidomos ai i Teutës, mund të bëhej pre shumë lehtë e abuzimeve me këto letra mbretërish që përmbanin urdhra.

Por dokumenti bëhej i pavlefshëm edhe kur mbante vulën e mbretit, kjo në rastin kur mbreti nuk dinte të lexonte dhe dashakeqësit mund të manipulonin urdhrat e mbretit sipas dëshirës, falë injorancës së tij. Në rastin e Teutës ajo ja dërgonte këto letra një nga komandantëve të saj, Skerdilaidit.

Nëse një komandant dinte të lexonte po ashtu edhe mbretëresha nuk mund ngelej mbrapa. Kjo sepse mund ta humbte shumë shpejt fronin sidomos kur në oborr ambicia ishte e madhe, si në rastin e Demetër Farit.
genti:
shume interesane edhe me baza, kjo asht nje pune qe nuk do te ndalet gjere sa te gjith ta marrin veshte se kush jane Pellazge(Spellagjit)Iliret, SHqiptaret
30.06.2011 | 16:09
DENISA:
SHUME INFORMACION I MIRE DHE I SAKTE
25.09.2011 | 16:08
pellumb:
dua t'ju kujtoj se ku pirro i epirit s'kishte lindur akoma greqia kishte 700 vjet civilitet. 700 arte dhe kulture, folosofi dhe organizim shoqeror modern si ja lejoni vetes gjith krìeto idjotesira?? si bejne mire historis sone
30.10.2011 | 11:27
kIKO:
me ben nervoz vete titulli i ketij shkrimi "Parahistoria e Pellazgëve". te shohim studimin e shkurter per fjalen PARAHISTORI : PARAHISTORI f. 1. Periudha më e lashtë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore të një populli, për të cilën nuk ka asnjë dëshmi të shkruar dhe që përkon me kohën kur njeriu nuk kishte arritur ende të përpunonte metalet; tërësia e ngjarjeve të kësaj periudhe. Historia dhe parahistoria. Parahistoria e popullit tonë. 2. Periudha e parë, në të cilën përgatitet lindja e zhvillimi i diçkaje; ngjarjet e kësaj periudhe. Parahistoria e një qyteti. Parahistoria e kryengritjes. PARAHISTORIK mb. 1. Që ka të bëjë me parahistorinë; që i përket periudhës së parahistorisë. Koha parahistorike. Njeriu parahistorik. Vegla parahistorike. 2. Që i përket një periudhe shumë të lashtë. Kafshë parahistorike. keshtu e spjegon FJALORI I GJUHES SE SOTME SHQIPE FJALEN "PARAHISTORI". me kete po mundohesh te spjegosh PARAHISTORINE e nje populli qe vet ai eshte parahistorik??? ka kuptim kjo??? CKA DIN TI PER PARAHISTORINE E NJE POPULLI PARAHISTORIK??? nuk e NENkuptoj ate qe DESHIRONI te thoni por vete thenia eshte shum e gabuar! ndoshta te duhet nje psikolog i denje dhe nje psikiater i talentuar dhe i denje per te sheruar nje mendje sic keni ju! une personalisht s'kam koh te merem me leximin e perallava te shkruara pa asnje kuptim dhe te pabazuara ne fakte shkencore. ju sugjeroj qe gjithcka qe po flisni duhet ta vertetoni para se dikush te dyshoje ne shendetin e TRURIT tuaj . kerkoj mirkuptim nga lexuesit. ESHTE E QARTE SE KY KOMENT DO TE QSHIHET PASI QE JU SI AUTORE I KETIJ SHKRIMI DO TA MERNI MBI VETE KETE KOMENT SI OFENDUES, QE ESHTE NE KUNDERSHTIM ME REGULLAT E TEIJ PORTALI, POR NUK JAM MERAK. KUJDES KETE ARTIKULL S'KAM TE DREJTE TA KOPJOJ POR KAM TE DREJTE TA FOTOGRAFOJ DHE TA KOMENTOJ. KY ARTIKULL KOMPLET DO TE FOTOGRAFOHET DHE DO TE UPLOADOHET NE GJITH FAQET DHE FORUMET SHQIPTARE.
20.12.2011 | 19:32
Parahistoria e Pellazgëve
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë