100 VJET SHTET
Më të lexuarat
26.05.2010 | 07:05
Radhonja (me) dhe funksionet saj
Hekuran Miraka
 

Në shqipe flenë të gjitha gjuhët. Shqipja ndihet keq jashtë vetes Këtë pohim rastësor ma jep një albanolog hungarez ;Ishtvan Shutz. Po këtë pohon edhe albanologu tjetër Françesko Altimari.

Ishtvan Shutz në veprën e tij “Njolla të bardha në Ballkan”pohon ; Jo shqipja ia mori latinit shkronjat , por latini ia mori asaj. Shqipja kur i humbi , mori atë që kishte dhënë.

Struktura gramatikore e gjuhës shqipe, ashtu si ajo e çdo gjuhe tjetër, është rezultati i një evolucioni të gjatë , zanafilla e të cilit humbet në periudha të hershme të parahistorisë Struktura gramatikore e shqipes gjatë evolucionit të saj të vazhdueshëm , në vija të përgjithshme ,ka përshkruar një rrugë të ngjashme me atë të gjuhëve të tjera i e Nga studimi historik krahasimtar i gjuhëve i.e. tashmë është bërë e qartë se ato ,pavarësisht nga ndryshimet e rëndësishme që janë rrjedhojë e një evolucioni të pavarur , ruajnë ende disa tipare të përbashkëta në strukturën e tyre gramatikore Kjo shpjegohet jo vetëm me trashëgimitë e përbashkëta nga një fazë shumë e hershme e zhvillimit të tyre , por edhe me rrugën e ngjashme që ato kanë përshkruar gjatë evolucionit të tyre në rrymë të shekujve

Dihet se gjuhët ( apo më saktë dialektet ) i.e. qysh në kohët e mugëta të parahistorisë kanë krijuar një sistem lakimi me tetë rasa , nëpërmjet të cilave shpreheshin lidhjet sintaksore të emrit në fjali Me zhvillimin e pandërprerë të popujve që flisnin këto gjuhë ky sistem rasash filloi të bëhej gjithnjë e i pamjaftueshëm për të shprehur raportet sintaksore të emrit Këta popuj që flisnin gjuhët i. e në një fazë të dhënë të zhvillimit të tyre ndien nevojën të krijonin një mjet plotësues për sistemin e rasave Ky mjet janë ato fjalëza shërbyese ,që njihen me termin – parafjalë -dhe që në krye të radhës janë krijuar pikërisht për të shprehur ato kuptime (funksione ) të emrit në fjali që nuk mund të shpreheshin qartë me anë të formave rasore

Në shqipen e sotme merr një vlerë përdorimi të veçantë fjalëza – me -. Kjo fjalëz kryen disa funksione : ato të emrit, funksionet e veçanta rasore , dhe ato të foljes , format e pashtjelluara Fjalëza – me – nuk është vetëm shërbyese. Ajo është formë dhe trajtëformuese.

Meyer mendon se - me – vjen nga greqishtja e re me të njëjtin kuptim Shaban Demiraj nuk e përjashton mundësinë e huazimit Profesor Demiraj mbështetet thjesht në bashkëpunimin fonetik të shqipes dhe greqishtes si gjuhë mëma të familjes i.e. Megjithatë ai pohon se shtrirja e saj në mbarë shqipen , sidomos në sistemin foljor – me punu – hedh dritë për të kundërtën Profesor Demiraj saktëson se parafjalët janë nga fjalët më pak të huazueshme. Ai shprehet “ Prania e hershme e parafjalës – pa – në gjuhën shqipe parakupton që kjo gjuhë duhet të këtë pasur prej kohësh edhe parafjalën kuptimisht antonimike me të”Më poshtë shprehet “ nuk duhet përjashtuar mundësia e një bashkëpërkimi të pjesshëm midis parafjalës greke dhe asaj të shqipes(Shqaban Demiraj, Gramatika Historike e Gjuhës Shqipe , faqe 634 )

Fjalëzën - me – do ta shohim në dy funksione ; atë emëror , si përcaktuese e rasës ,dhe atë foljor, si saktësuese e veprimit të pashtjelluar të foljes Profesor Mehmet çeliku është shprehur për gerundin në gjuhën shqipe , dhe ka patur të drejtë Gjuhësia e sotme ku më shumë e ku më pak vërtitet rreth kësaj gjase Tezat e Profesor çelikut me dashje apo pa dashje kanë zënë kryet e gjykimit gjuhësor

Në librin “Gjuha Shipe “ Klasa 9 – të me autorë Rita Petro , Adelina Çerpja, Idris Metani , botim i shtëpisë botuese ALBAS

Në kapitullin “Dallimi i lidhëzave , nga ndajfoljet , parafjalët dhe përemrat “ shprehen se ngjashmëria e fjalëve shërbyese është aq e afërt sa dhe dallimi midis tyre është krejt i pavëmendshëm.

Në ushtrimin pesë, në faqen 210 jepen këto shembuj: Nxënësit me mësuesin po vizitonin një ekspozitë me piktura …………

 A mund të bisedosh sot me Arditin ?

 Me çfarë e pastrove tavolinën ?

 Ata i pritën me habi fjalët e mia

 Kjo verë është bërë me rrush të bardhë

 Ua hodhi të gjithëve me pamjen e saj engjëllore

 Me një punë të kujdesshme , do t’ia kishit dalë mbanë.

Në faqen 222 në mësimin , “ Pjesëzat dhe parafjalët e përsëritura “ Autorët japin një pohim të formatuar në të cilën - fjalëzën – me – e trajtojnë si pjesëz. Ja shembujt:

U lodha me të vërtetë , por në fund u kënaqa me atë që kisha realizuar. Në këtë fjali është nënvizuar vetëm pjesëza – u – dhe nuk është rrokur fare fjalëza – me -Falëza - me – merret si pjesëz në ndërtimin e tipit; Me të hyrë në shtëpi, e mora në telefon për ta njoftuar.

Autorët më poshtë e pranojnë që ndërtimet e tipit me të larë – janë forma të pashtjelluara , por nuk i emërtojnë Një heshtje e tillë gjuhësore i jep të drejtë Profesor Çelikut që shprehet që në krye të herës për gerundin e shqipes

Duke u nisur nga denduria e përdorimit të fjalëzës – me - si përcaktuese e tiparit dhe formë - - formuese , mendojmë të shprehemi disi më ndryshe Pyetja shtrohet që në fillim - Me – është parafjalë ? Deri më sot gjuhëtarët e kanë pranuar si të tillë.

Në fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe , botim i vitit 1980 ; jepet ky pohim për fjalëzën – me –

Parafjalë. Përdoret me një emër ose përemër në rasën kallëzore për të treguar.

 1. Praninë e dy a më shumë vetave a sendeve së bashku në një vend, qenien e tyre të përbashkët në një veprim; shoqërimin e dikujt, a të diçkaje nga dikush, a diçka tjetër, kur ndodhet në një gjendje të caktuar ose kryen një veprim. Motra me vëllanë janë në klasë.

U zu me të tjerët. Ra me zhurmë të madhe E shoqërojnë misrin me fasule.

2. Afrinë, a takimin në hapësirë ose lidhjen e dikujt, a të me dikë,a me diçka tjetër. Kufizohet me det. U fejua me një djalë të mirë.

3. Praninë e një pjese, a të një shtese ose qenien e një tipari të jashtëm, a të brendshëm, e një vetie, a cilësie te dikush, a te diçka. Opinga me xhufka.

Burrë me mend. Fletore me vija. Kalë me huqe.

4. Lëndën, a diçka tjetër, me të cilën është bërë, Është mbushur, a është lyer diçka, ose është mbështjellë, veshur… a mbuluar dikush a diçka. Akullore me qumësht. Tavan me dërrasa. çaj me limon. E mbuloi me tjegulla. E leu me bojë. Etj.

5. Një dukuri, gjendje a tipar, që shoqëron një veprim dhe përcakton mënyrën se si shfaqet diçka, si vepron dikush: E priti me kënaqësi. E merrte me të mirë. Bërtiti me sa kishte në kokë. Etj.

6. Mjetin me të cilin, a nëpërmjet të cilit kryhet një veprim, a një punë. E preu me thikë. Shkruhet me shkronjë të madhe. Erdhi me kohë. ETJ.

7. Njeriun, sendin, a dukurinë që i nënshtrohet një veprimi, a një gjendjeje; qenien, gjënë, a çështjen me të cilën kemi të bëjmë. Si sillet me ju?! E ka keq me zemrën. U mësua me punën e re. Etj.

8. Kufizimin për dikë, a për diçka, përcaktimin sE me ç’anë e shohim, a e vlerësojmë atë; i vogël me trup, por i madh me zemër. Sheh vetëm me njërin sy. Etj.

9. Gjendjen në të cilën ndodhet ose vihet dikush a diçka. Është me barrë. …Është me leje. …. E vuri me shpatulla në mur. Etj.

10. Shkakun ose arsyen e një veprimi, a të një gjendjeje, apo llojin e veprimeve që kryejmë për t’ia arritur një veprimi. Me atë mendje që ka, do ta pësojë keq. Me ato pengesa që u dolën, s’ kishin si të mos vonoheshin Etj.

11. Qëllimin, synimin dhe shkakun e një veprimi. Erdhi me qëllime të mira. E bëri me shpresë se do të fitonte. Etj.

12. Kohën, nga e cila nis, vazhdon ose mbaron një veprim etj. ose mënyrën së bashku me të cilën zhvillohet një veprim, shfaqet një dukuri. Fjeti me pulat. U zgjua me natë. Me pleqërinë i erdhën edhe sëmundjet. Shkoi vapa me gushtin. Etj.

13. Sasi ose masë të caktuar, a të pacaktuar, të përafërt, të madhe etj. (edhe me numërorë). Dhomë me dy dritare. Shtëpi me tri ndarje. Erdhën me dhjetëra punëtorë. Kafe me shumë sheqer. Etj.

14. Krahasimin e një numërori themelor, që vihet në një marrëdhënie të caktuar me një tjetër. Shumëzojmë me shtatë. Në përpjesëtimin dy me tre. Etj.

15. Kohë, mënyrë etj. në togje që formohen nga përsëritja e një fjale ose nga dy fjalë të përafërta: U ndeshën trup me trup.

Përdoret me një emër prejfoljor asnjanës, për të formuar forma të pashtjelluara. Me t’u kthyer nga puna, u la; Me  t’u gdhirë, nisën zhurmat.

Përdoret në të folmet veriore për të formuar një nga trajtat e paskajores; Me marrë, Me dalë. Etj.

Edhe ne funksionin si lokucion parafjalor në ndërtimet e tipit; Me anën e … Me kusht që … Në lidhje me … Bashkë me … Me përjashtim të … lidhur me …

Interesant paraqitet ndërtimi i përngjitur me kuptimin lidhëzor nënrenditës ; meqenëse , me gjithëqë … Apo në ndërtimet parazite të tipit “domethënë” , “me një fjalë”

Tek “ Gramatika Praktike e Gjuhës Shqipe “ e autorëve M çeliku , M Karapinjolli , R Stinga jepen këto lloj rastesh të shkoqura ( botim i Toenës , 2004 , faqe 234 )

Me - përdoret për të treguar shoqërim , bashkim , marrëdhënie

Rrinte me këmishë Ai është me mua Koha është me shi Jeton me të vëllanë Na gatoi pilaf me gjalpë Shkon me dhen Genti me Albanën po shëtisnin buzë detit Etj

Mjetin me të cilin kryhet veprimi

Udhëtoj me trenin e mëngjesit Derën e mbyll me çelës Vjen me kalë E shoi zjarrin me ujë ,

Cilësi , tipar , kufizim

Më pëlqen udhëtimi me tren Ai është djalë me kulturë Pastaj u fut fshatari me mustaqe Përgjigjja me gojë ishte e dobët. Ishte punëtor me përvojë Na ngarkuan një detyrë me rëndësi Etj

 Lëndën që përmban një enë

Gotat me verë ishin vendosur mbi tryezë Hëngri një pjatë me rrush Papritur u thye një shishe me ujë

Mënyrë ( kryesisht para emrave abstraktë )

Prisnin me ankth Më shohin me dyshim Shpjegon me passion Era frynte me tërbim Është martuar me dashuri Buzëqeshi me ironi Etj

Shkak

Kënaqem me pranverën E bezdis me kujtesën e dobët Të shqetësonte me shikimin e tij Etj

Kohë

Rrushin e spërkatnin me hënë Me t’u kthyer takoi ,drejtorin Lumi shter me javë Etj

Krahasim

Ngjanin me konferenca shtypi

Qëllim

Shkoj me pushime

Përdoret në ndërtime.

1. – me + numërorët dhjetëra, qindra mijëra + emër

2. Do ta shihnin me dhjetëra nxënës Kishte thënë me dhjetëra herë Etj.

3. Numëror + me + numëror

Ndeshja përfundoi tre me tre

4 Me + çdo + emër

Me çdo kusht

5 – Me + sa + emër ose Me +sa + folje

Punoja me sa fuqi kisha Na ndihmoi me sa mundi

6 – Në ndërtime të tipit me + emër + pjesore

Me paraprin grupe të pandashme të këtij tipi.  Flinte me sy hapur Foli me kokë ulur Etj

7. Togje me parafjalën - me -Me shpirt Me zarar E marr me mend Me barrë Ia bëj me sy Me lot në sy

Me zemër të hapur Me buzë varur Etj

U duhet kushtuar vëmendje e veçantë këtyre togjeve Tani , sipas mendimit tim , lind dilema Me , - , është vërtet një parafjalë ?

Me – nuk është parafjalë e mirëfilltë. Ajo vuan të qenit e tillë Sipas mendimit tim ajo është thjesht një RADHONJË

E para , përcakton një formë rasore

E dyta paraqet një tipar

E treta , paraqet një rrethanë

E katërta , një veprim të ngurosur

Me –nuk është thjesht një parafjalë , por një RADHONJË që ndan në vete kuptimet e tiparit dhe të rrethanës Ajo përcakton një formë të ngurosur rasore dhe një veprim të pa shprehur Tipi formë e pashtjelluar. Profesor M çeliku këmbëngul në gerundin e pranishëm të shqipes Fjalëza – me - krijon jo vetëm marrëdhënie përcaktuese të rasës , si parafjalë , por edhe marrëdhënie formëformuese të veprimit Profesor Shaban Demiraj nuk ngutet kur thotë se - me – është e huazuar nga greqishtja Mundet Po nuk ka se si të mbijetojë një fjalëz e tillë në formimet foljore dhe në ndërtimet e pashtjelluara ( ose të pashtjelluara)Parafjalët , sipas shqipes , qëndrojnë para grupeve emërore Ato krijojnë marrëdhënie varësie , ose të detyrueshme Shkurt detyrojnë në të përcaktuar E veçanta e - me – së ,është se hyn në marrëdhënie me dy kategori gramatikore të ndryshme Me – nuk është parafjalë Ajo është një Radhonjë

Me - sillet në shqipe po aq e vjetër , sa edhe ajo si e tillë si mjet komunikimi Me –është trashëgimi e familjes i. e

Do të marrim në shqyrtim ndërtimet ; do-me – thënë , me një fjalë , bashkë me , në lidhje me ,meqenëse E dukshmja është e hapur Sipas Sami Frashërit tek vepra “ Shqipëria ç’ka qenë , ç’është e çdo të bëhet “ Përmend variantin shkrimor ;do – me – thënë Kemi një ndërtim vepror Është paskajorja gege - me qenë - Në të folmet kalimtare na del një formë tjetër -Tuk me qenë. Gati – gati këtë formë e përmend edhe K. Kristoforidhi kjo haset në të folmet e Sulovës Profesori Aristotel Spiro është tejet i interesuar për këtë shfaqje gjuhësore Mbase përkthimi i gramatikës së Sami Frashërit e ka ngacmuar

Duhet parë me interes përkitja funksionale midis radhonjës – me – dhe- më - Si shembuj marrim rastin ; Erdha më këmbë , dhe erdha me këmbë Në rastin e parë kemi të bëjmë thjesht me rrethanën , kurse në rastin e dytë me mjetin Radhonja - me – merr përsipër të kryejë shumë funksione gjuhësore Ajo tregon një tipar , një kohë , një rrethanë , një veprim të ngurosur Profesor Mehmet çeliku me të drejtë ngulet në të kuptuarin e saj si formëformuese , sidomos në të pashtjellat Në gramatikën zyrtare si forma të pashtjella përmenden ; pjesorja , larë , paskajorja gege , me la , ( kjo me shumë rezerva ) paskajorja toske , për të larë , përcjellorja me të dyja format , duke larë dhe pa larë (në formatin gjuhësor pohore dhe mohore ) Po format e tipit , me të larë , një të larë , në cilën kategori do t’i përfshijmë ? Në ndonjë tekst shkollor
këto forma përfshihen thjesht si raste të treguesit të kohësisë

Sipas mendimit tim , pranoj që – me – nuk është thjesht një parafjalë , por një RADHONJË Si më e vjetra e familjes i e ajo merr përsipër të kryejë shumë funksione drejtuese ,përcaktuese dhe saktësuese Nuk ka mundësi që një parafjalë të qëndrojë para një foljeje Aq më shumë të shprehë forma të ngurtësuara që lidhen si me emrin dhe me foljen

Termin RADHONJË , marrim përsipër ta përmendim me këtë qëllim

1 Si radhitëse e një forme të caktuar rasore ( si parafjalë e rasës kallëzore )

2Si lokucion parafjalor Ndërtimet e tipit bashkë me. Në lindje me …Radhonja - me – i kthehet dy herë vetes si parafjalë Njëherë si e mirëfilltë nga rruga i e nga vjen dhe njëherë si lokucion Kjo është formë e re e përfituar më vonë ,rezultat i evoluimit të gjuhës shqipe

3 Si lidhëz në ndërtimet e tipit - me që … me qëllim që … Funksioni kuptimor lejor , apo rrjedhimor i jep të drejtë të paraqitet e mëvetësishme

4 Në përngjitjet e tipit , - domethënë Funksioni këtu është si pejzës Po ashtu mund të përmendim edhe ndërtimet e tipit – me një fjalë Kjo është e barasvlershme me pjesëzën - pra -

5 Në ndërtimet e fosilizuara , ( shprehje dhe togfjalësha frazeologjikë) Me mend në kokë , e mori me mend , me bisht ndër shalë , yll me bisht , e hëngri me sy etj

6 Si radhitëse e veprimeve matematikore , u ndanë , tre me tre. tre me zero …

7 Si formë me një veprimi të përsëritur , me të parë e me të bërë …

Radhonja - me -si e qenësishme , në një gjuhë të moçme , paraqitet në disa funksione Duhet të përmendim se ajo që në krye të herës qëndron para një ndërtimi emëror , qoftë i mirëfilltë , apo i sajuar nga folja

Denduria funksionale e saj i jep të drejtën për të qenë e moçme

Radhonja - me - mbart në vete , edhe marrëdhënie folklorike , edhe marrëdhënie gjuhësore të formueshme Duke qenë e tillë ajo jep një vetëdije gjuhësore si formë dhe trajtë formuese.

Gjatë diskutimit të prejardhjes së termit , “shqiptar “, “shqip “, përdoret gjuhësisht termi ; “ vjen me thashun shqip “ Kjo lloj mënyre të shprehuri gjendet më së pari tek Meshari i Gjon Buzukut , (1555)

Duke qenë gjuhësi e krahasuar ,kam mendimin tim që shqipja nuk është gjuhë e veIshtvan Shultz e pranon dhe përdor këtë : shqipja nuk është gjuhë e ardhur si vejushë ,por si mëndeshë që ka mëndur lëneshat gjuhësore të familjes i e Vjetërsia e një gjuhe qëndron në të thithurin e saj mëmësore.

Shqipja di të krijojë marrëdhënie e formë apo trajtëformuese Në shqipe nuk ka rrokje pa zanore Kuptimi rrokjesor i mbështetet në takimin tingëllor Shqipja , si gjuhë ,mbart me vete mëmësinë e të qënit gjuhë e pjekur

Në shqipe kemi rrokje të pjekura nga takimi i shurdhët me të zëshmen ( Takimi bashkëtingëllore + zanore )Në greqishte gjenden takime të tilla, si të përsëritura tingëllore ,Në sllavisht ndodh takimi jo rrokjesor zanore + bashkëtingëllore BrçkoTakimimi sllav i tre bashkëtingëlloreve shkon jashtë pjellës i.e Këtu shqipja mbetet formalisht e bindshme Ka një greqishte të lashtë , ka një latinishte , por keni harruar të pranoni se ka një shqipeNë shqipe lindin mëmësitë e të foluritKa gjuhë të vdekura ,pa pasur popuj të vdekur Shqipja diti të bëjë përreth mjedisit të saj , që shemrat gjuhësore e vranë : pjella linguistike Nuk është i pakët dokumenti histori – gjuhëformues : shqipja duke qenë 500 vjet në romakë ,300 vjet në sllavë , 500 vjet në turq të mbijetojë kaq e pjellë Gjuhët janë femra që dinë edhe të lindin edhe të pjellin Këtu fillon termi “ vjen me shashun shqip “ Në Ballkan , pa dashur të përdor ndikimet gjeopolitike ,shqipja është mëmëmadhja Në shqipe flenë të gjitha gjuhët , shqipja nuk fle tek asnjë.

At Zef Pëllumbi në të vetën linguistikë personale ,“ rro për me tregue “ ,apo “ rrno për me tregue “  kërkon të paraqesë të virgjërën e shqipes Ky pohim mbart në vete të qenit “ vjen me thashun shqip “ Forma gjuhësore e përdorur të jep të drejtën e gjykimit se pohimi i. e nuk është rastësor.

Literaturë e përdorur:

1. Mehmet çeliku , Leksione të përdorura në U E Elbasan

 


2. Mehmet çeliku , M. Karapinjalli , R Stringa , “ Gramatika praktike e gjuhës shqipe.

3. Kostandin Kristoforidhi , “ Gramatika e gjuhës shqipe “ Shqipërim I Aristotel Spiros

4. Jorgji Gjinari , “ Dialektet e gjuhës shqipe “

5. Gjovalin Skurtaj , Jorgji Gjinari , “ Dialektologjia “

6. Fatmir Agalliu , “ çështje të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe “.

7. Shaban Demiraj “ Gramatika Historike e Gjuhës Shqipe “

8. Sami Frashëri , “ Shqipëria ç’ka qenë , ç’është e ç’do të jetë “.

9. Fan S Noli , “ Historia e Skënderbeut “

10. Gjuha shqipe 9 ,tekst mësimor I shkollave nëntëvjeçare
 
Studim për gjuhën shqipe
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë