100 VJET SHTET
Biografia


Ernest Koliqi, u lind në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975. Është cilësuar si një ndër prozatorët më të mëdhenj. Ndërsa në poezi, siç shprehet një studiues, Koliqi u angazhua me synimin që thekson Elioti: "Asnjë art nuk është më kombëtar se poezia". Mjaftuan dy librat me tregime "Hija e maleve" (Zarë, 1929) dhe "Tregtarë flamujsh" (Tiranë 1935) që Koliqi të zërë kryet e vendit në prozë, bashkë me Kutelin, sikundër për Poradecin mjaftuan "Vallja e yjve" dhe "Ylli i zemrës" të zerë kryet e vendit në poezi. Mendimi kritik, ndërsa Konicën e cilëson "nismëtar të prozës moderne shqipe", Koliqin e shënon "Themelues të prozës moderne shqipe". Në krijime poetike, përveç vëllimit "Gjurmë stinësh" (1933), "Kangjelet e Rilindjes", apo "Symfonia e shqipeve", etj., kulmohet me "Pasqyrat e Narçizit", me shtatë poemthat në prozë. Sipas studiuesit A. Plasari, po ta gjykonim një gjysmë shekulli të letërsisë shqipe me rreptësinë e Kurtiusit (Curtius), do të na shfaqej parasysh i hirtë e i ftohtë "zinxhiri i pashkatërrueshëm i një tradite mediokriteti," mbi të cilin ngrihen kryeveprat e jashtëzakonshme, "Pasqyrat" e Koliqit, "Tat Tanushi" i Kutelit, "Dranja" e Martin Camajt, që e kapërcejnë realitetin e një historie letërsie. 

 Tregoi aftësi vrojtuese, imagjinatë të begatë, zhdërvjelltësi përpunuese dhe asimiluese të lëndës së vendlindjes, duke e shndërruar atë në poezi atdhetare, në ditiramb për gjuhën shqipe, në këngë malli e përgjërimi për Shkodrën, në tingëllimë dashurie, ku ndihet "shfrimi muzikuer i fjalëve".

Filloi studimet më 1918) dhe në Bergamo themeloi të përjavshmen "Noi giovani" (Ne të rinjtë), ku botoi vjershat e para në italisht. Ishte 18- vjeçar, kur u kthye në Shqipëri, kur fitoi konkursin e Ministrisë së Arsimit për një himn kombëtar nga një juri ku bënte pjesë Fishta, Noli, Mit`hat Frashëri, Luigj Gurakuqi. Këtë "shfrim muzikuer të fjalëve" po ta ndjekim nëpër etapat krijuese të autorit, do të vëmë re se poeti e realizon duke u ushqyer nga tre burime kryesore: Burimi i parë është Shkodra dhe më pas viset arbëreshe. Burimi i dytë janë gojëdhënat, këngët, përrallat e gjithçka folklorike, si: Cikli i Kreshnikëve, rreth të cilave bëri studime dhe mbrojti tezë doktorature. Burimi i tretë është kultura italiane e botërore, që mori qysh herët, kur shkollohej në Itali, kulturë prej së cilës mori e dha. Përvetësoi modele poetike, jo duke imituar, por duke asimiluar dhe pastaj aplikuar në shqip.

 

 

Biografia
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë