Lajmëtari
Personalitete
Sporti
Kuzhina
Albanologji
Softuerë
Shërbime
Lidhje
Dëfrimi
Bisedo
Forumi
Për ne
Të gjitha
Lajmëtari
Albanologji
Figura të albanologjisë
Qytete shqiptare
Softuerë
Shërbime
Dëfrimi
Fillimi
Lajme
Politikë
Ekonomi
Kulturë
Shëndetësi
Opinione
Teknologji
Kuriozitete
Fillimi
Gjellërat
Mishrat
Brumërat
Sallatat
Pijet
Supa
Pemët dhe perimet
Ëmbëlsirat
Fillimi
Futboll
Basketboll
Volejboll
Boks
Hendboll
Formula 1
Moto GP
Xhudo
Hokej
Fillimi
Gjuhëtarë
Historianë
Politikanë
Sportistë
Këngëtarë
Biznesmenë
Modelë
Artistë
Fillimi
Histori
Gjuhë
Letërsi
Kulturë
Figura të albanologjisë
Qytete shqiptare
Fillimi
Barcoleta
Foto humor
Video humor
Foto montazh
Anekdoda
Parodi
Rrena e ditës
Përdoruesi (e-posta):
Fjalëkalimi:
Më mbaj të lidhur
Emri:
Mbiemri:
E-posta:
Fjalëkalimi:
Përsërit fjalëkalimin:
E-posta juaj:
Në e-postën tuaj do të dërgohet lidhja për përtërirjen e fjalëkalimit.
Ndre Mjeda
Biografia
Krijimtaria
Veprat
Analizë poezish
Kontakto
Medvegja
Vlora
Shkodra
Durrësi
Biografia
Ndre Mjeda u lindi në Shkodër më 20 nëntor 1866 në një familje të varfër, të ardhur nga fshati Mjedë. Mësimet e para i ndoqi në Shkodër, më pas u dërgua për studime të mesme dhe të larta teologjike në disa vende në Evropë. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. I dëbuar nga urdhri i jezuit për mosbindje, Ndre Mjeda u kthye në atdhe, ku u emërua famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur u lidh me lëvizjen patriotike.
Veprimtarinë poetike Ndre Mjeda e nisi që herët. Poema e njohur romantike "
Vaji i bylbylit
" u shkruajt më 1887. Në të ndihen fryma patriotike dhe nota përmallimi, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martini, N. Bytyçi, etj. Vepra përmbyllej me thirrjen drejtuar shqiptarit që të ngrihej për të fituar lirinë. Që nga kjo kohë e deri më 1917, kur pa dritën e botimit vëllimi me vjersha `
Juvenilia
", ai shkroi, por nuk botoi gati asgjë.
Krahas krijimeve të përshkuara nga notat elegjiake, Ndre Mjeda hartoi edhe vepra poetike, në të cilat tema patriotike u trajtua në frymën e poezisë luftarake të Rilindjes, si "
Liria
" (1910-1911). Në të gjeti jehonë kryengritja e malësorëve të Shqipërisë së Veriut më 1911, qëndresa dhe dëshira e tyre e zjarrtë për drejtësi shoqërore dhe për tokë. Grishja e poetit që fshatarët të ngriheshin për t`u çliruar nga zgjedha e rëndë shoqërore, ndërthuret me besimin se lufta e vegjëlisë do të sjellë lirinë. Në këtë vepër gjeti pasqyrim demokratizmi i Ndre Mjedës, që përbën bashkë me patriotizmin, anën më të fortë të botëkuptimit dhe të krijimtarisë së tij. Vjersha "
Mustafa Pasha në Babunë
" fshikullon pavendosmërinë dhe qëndrimin e lëkundshëm të parisë feudale në luftë kundër zgjedhës së huaj. Në poemën e njohur "
Andrra e jetës
", nëpërmjet pamjeve poetike prekëse, autori zbuloi tragjedinë e malësorëve të varfër, që rronin në skaj të jetës, mjerimin dhe padijen e madhe, ku ata ishin zhytyr. Botën shpirtërore të personazheve të poemës, ndjenjat dhe mendimet e tyre, poeti i dha me mjete të kursyera dhe mjeshtëri.
Më 1901, bashkë me të vëllanë, themeloi shoqërinë "
Agimi
", e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.
Fazës së dytë të krijimtarisë së Ndre Mjedës, e cila nisi pas Luftës së Parë Botërore, i përkasin poemat në tingëllima "
Scodra
" dhe "
Lissus
", ku, përmes historisë së lashtë të dy qyteteve, shprehet e kaluara e hershme e popullit tonë, sidomos fryma luftarake dhe liridashëse e stërgjyshërve të tij, ilirëve. Duke vijuar traditën e poezisë së Rilindjes Kombëtare, Ndre Mjeda shprehu kështu mospajtimin e tij me regjimin që sundonte vendin. Në prodhimin poetik të Ndre Mjedës zënë vendedhe vjershat për fëmijë. Ai la edhe disa shqipërime të goditura nga Gëtja, T. Grosi etj.
Romantik në thelb, Ndre Mjeda bëri një hap përpara drejt realizmit, ai kishte kërkesa të larta dhe tregoi mjeshtëri poetike.
Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ndërsa më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda mori pjesë aktive në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratiko-Borgjez, u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet.
Dërgo në e-postën:
Emri juaj:
E-posta juaj:
Biografia
Biografia
Mithat Frashëri
Zef Serembe
Kasëm Trebeshina
Naum Veqilharxhi
Softuerë
Shërbime
Faqe të internetit
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Hosting
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Marketing
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Lokalizim softuerësh
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Fillimi
Lajmëtari
Personalitete
Sporti
Kuzhina
Albanologji
Softuerë
Shërbime
Dëfrimi
Bisedo
Forumi
Lojë shpërblyese
Vende pune
Për ne
Kontakto
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë
info@albasoft.al
Parso