100 VJET SHTET
Analizë poezish


NË VEND TË PARATHËNIES

 

Në vend të parathënies është vjersha “Zog i Qiejve” e cila shpalos programin e ti poetik vjersha fillon me vargjet:

 

                 Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...

                 Do t’ j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,

                 Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:

 

Që në vargjet e  para vërehet se si poeti do të këndoi një këngë të re duke e nxjerrur nga fundi i vetvetes një mall të ri që në këto vargje dalin dy nocione, figura, tema të poezisë së Lasgushit. “Kënga e lashtësisë” dhe “Malli i ri” të cilat kanë një lidhje të ndërmjetme dhe nuk kundërshtojnë njëra tjetrën pasi thirrja që do ta bëjë poeti në lirikën shqipe nuk është shkëputje nga kontinuiteti i poezisë së mëparshme por një kërkim i një lidhje të fortë me burimin me këngën e lashtësisë për t’u ngritur deri tek malli i ri pra kjo është thirrja për origjinalitet dhe vjersha vijon duke shtjelluar programin e poetit.

   

                                          Zog’ i Qiejve

 

                   Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,

                   Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,

                   Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.

                   E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet

                   Dh’ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.

                   Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,

                   Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im!

                   E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh,

                   I venitetme-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.

                   Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur

                   Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur,

                   E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:

                   Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!

                 

Kjo poezi që është njëra ndër poezitë  më të bukura të poetit për shumë arsye është një hyrje për të kuptuar në tërësi poezinë e Lasgushit në të vërtetë është një këngë për mënyrën e këngës së poezisë, sepse ngreh në nivel të poezisë vet procesin e krijimit poetik që shkon nëpër fazat e veta nga frymëzimi deri te  krijimi, në fillim Zog’ i Qiejve është bilbili që simbolizon poetin është në tokë ku merr frymëzimin për këngën ky frymëzim rritet duke ndier e njohur vendin ku qel junapi, fushat, liqenet, detet, malet, lulet etj.

Kjo këngë rritet nga zjarri i brendshëm e shkon drejt Diellit e Zotit takon yjet e ndezura përgjithnjë.

 

              

       Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,

                   Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qiejvet, o Zot!

                   Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:

                   Posi lot në rreze djalli ndrit-e në Përjetësi!

 

Katër vargjet e fundit janë lutjet që i drejtohen poetit e Zotit për një bashkim me idealin e tyre poetik, këtu poeti himnizohet si një zog i qiejve, si një këngëtar finok që ndriçon e jeton në përjetësi.

Lasgushi krijimin e vet e mbështetë në katër figura elementare:

Qiellin, Dheun, Ajrin e Zjarrin të cilat bëhen edhe temat e përhershme të poezisë së ti nëpërmjet komunikimit të tyre krijohet lirika e Lasgushit që ka lëvizje poshtë lart e anasjelltas kështu në nivelin e ndjenjës që është e pa dukshme merr formë piramidale ky shkallëzim i ndjenjës përcillet me një shkallëzim të formës poetike kështu bëhet përpjekja për të krijuar formën e përsosur të jashtme të poezisë fillimisht theksohet mundimi i poetit zbulimi i gjuhës së emocionalitetit të lartë që bëhet gjuhë e zjarrtë.

     

 “O gjuhë e shenjtëruar o mall me shpirt plot

                  o vetetim e qiellit që fërfëllon me flak

                  o djell e llaftaruar që ndrit si pik lot”

 

Janë këto vargjet e poezisë “Gjuha e Zjarrtë” kjo gjuhë ky verb i lar në anë ky zjarr që përflaket si yll vetmitar kjo fshehtësi i bëhet poetit gjuhë e poezisë gjuhë e dashurisë.

Në poezinë kënga “Pleqërishte” kemi një identifikim të poetit me vendin e ti tashmë kjo këngë është bërë këngë e re e poetit, është bërë mall psherëtimë lot i zi vaj që buron nga shpirti.

Edhe në poezinë “Poradeci”, “Drenit liqerit”, “Zemra e liqerit”.

Këto poezi me tu parë duken si poezi pejsazhiste në fakt janë poezi ku luhet drama e njohjes dhe e vet njohjes poetike.

Dy vargjet e fundit të poezisë “Poradeci” duke nisur rrugëtimin mes për mes për Shqipërinë:

 

“Drini plak e i përmallshëm po buron prej shëndoumi”

 

Janë vargjet që shprehin dhembjen e madhe për ndarjen e vendit

 

   

VARGJE  DASHURIE

 

Nuk ka lirikë të madhe pa dashurinë në një rast Lasgushi thotë unë besoi te dashuria më shumë më ka tronditur në jetë dashuria, më shumë më ka gëzuar në jetë dashuria dhe në poezinë e ti “Lirika” dhe “Dashuria” janë mbizotëruese edhe titulli i blenit “Ylli i Zemrës” ishte “Vasha e Trimi”

 

                               “Ishe vogëlushe, isha mituri,

                                 ishe vashë e bukur, isha trim i ri"

 

Ja si e kemi pra një këndim të dashurisë në frymën shqiptare.

Poeti i këndon kësaj ndjenje si një fuqi themelore jetësore dashuria për të është Tokësore dhe Qiellore. E dashura këndohet në nivelin e bukurisë trupore dhe shpirtërore.

Vasha në poezinë e Lasgushit është motër, shoqe, grua.

Te fjala motër poeti i drejtohet së dashurës o motër e ëmbël këtu fjala motër nuk është në kuptimin që ne e kemi sot për të, por motër prej mater që është emërtim i vjetër i vashës si grua, nënë si shoqe pra gjithnjë e më i përafërt është koncepti i lasht shqiptar i këndimit të femrës.

 

                                     

      O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër,

                              Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,

                              Nuse-edhe-grua-femër-varr-në-zemër,

                              Varr-edhe-zjarr-e-flak’-e-perëndisë.

 

Këto vargje sjellin figurat qendrore të poezisë së Lasgushit.

Zjarri, malli, ylli, varri, flaka. Figura e yllit e cila del në të dy titujt e librave është e lidhur me  dashurinë.

Dashuria për të është mall një ndjenjë e larguar ëndërrim, fshehtësi, dëshpërim dashuria për të është varr që për të mbetur  gjallë për ditë e donë nga një lëndim të ri.

Më tepër se gjysma e poezive  të Lasgushit janë këngë për dashurinë kjo dëshmon që poeti gjatë gjithë shekullit të vet krijues ka shkruar vjersha dashurie që tregon se ky motiv nuk lidhet me moshën e krijuesit por me thellësinë e motivit personal, pra lirisht mund të themi se: “Dashuria nuk njeh vite”

   

 

VDEKJA E NOSITIT

 

Është poezia më e realizuar e Lasgushit kjo poezi është shkruar në vetën e parë si monolog ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst drejtpërdrejtë ndaj fiton një dramacitet të lartë këtu figura e i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve, vet rrëfimi i Nositit nis me fjalët:

“Me zjarr ju flas..., me zjarr”

 

Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri për lloftari, dëshirë, gjakim për vetëflijim për ushqimin e trashëgimtarëve dhe vdekja vjen me gas vetëm pasi është mbushur ideali njerëzor vetë atëherë ajo është e pa vajtueshme, dhe vjersha fillon me vargjet.

                                        

   Vdekja e Nositit

 

                                  Me zjarr ju flas..., me zjarr.

                                  Në gjirin tim kam hapur varr...

                                  Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr...

 

                                  Un’ ik liqerit zemërak

                                  Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,

                                  Po zemra ime kullon gjak:

 

                                  Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,

                                  Dh’ u jap ushqim me dashuri-

                                  Një dashuri për llaftari:

 

                                  Pa nis ah! gjirin t’a godas...

                                  Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças...,

                                  Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!...

Analizë poezish
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë