100 VJET SHTET
Poezia e Camajt


Martin Camaj është poet lirik me forma e përmbajtje moderne, me faza të ndryshme të krijimtarisë poetike dhe kjo nga shkaku, sepse ka kaluar nëpër kultura të ndryshme. Gjatë qëndrimit në Jugosllavi e Kosovë do të botojë njëri pas tjetrit dy vëllimet e para me poezi "Një fyell ndër male", Prishtinë 1953 dhe "Kanga e vërrinit" Prishtinë 1954. Në Itali vëllimin “Legjenda”, Romë 1964 dhe në Gjermani librat e fundit poetikë "Lirika mes dy moteve", Mynih 1967, "Njeriu më vete e me të tjerë", Mynih 1978, "Poezi 1953-1967", Mynih 1981.
Dy vëllimet e para të Camajt të botuara në Prishtinë frymëzoheshin nga motivet e vendlindjes dhe ishin në frymën e së ashtuquajturës "Shkollë letrare e Shkodrës", pjesë e së cilës u bë dhe ai.
Në përmbledhjet "Legjenda dhe lirika mes dy moteve" Camaj dëshmon me të gjitha mjetet stilistike e estetike të gjendurit nën ndikimin e poezisë hermetike. Ky ndikim lidhej me kohën studentore në Romë, kur Camaj kishte profesor poetin e madh hermetik Xhuzepe Ungareti.
I ndjeshëm tej mase ndaj motiveve të vendlindjes e fëmijërisë ai në gjithë poezinë e tij përpiqet të universalizojë elementet thellësisht shqiptare, si peisazh, mitologji, mentalitet e karakter. Pjesa më e rëndësishme e poezive të Camajt i është bërë e njohur edhe lexuesit të huaj me anë të botimeve "Poesie", Palermo 1985; “Selected poetry”, Nju Jork 1990; “Palimpset”, Nju Jork 1991; Gedichte, Mynih 1991.
Jo vetëm po të nisemi nga vendet e botimit, por mbi të gjitha nga mënyrat e ligjërimit poetik, stilit dhe frymës, mund të vihen re qartazi tri faza të krijimtarisë poetike veçanërisht e letrare përgjithësisht të Martin Camajt:
Faza kosovare (ose klasike)
Faza italiane (ose paramoderne)
Faza gjermane (ose moderne)
Të tria këto faza kanë lënë shenja të qarta në krijimtarinë e tij:
Në fazën e parë ndihet mbështetja e fuqishme në mjetet shprehëse tradicionale e folklorike. "Mali e vërrini" përbëjnë botën rreth të cilës sillet e rreh nervi poetik.
Në fazën e dytë kemi pasurimin e elementeve shprehëse me struktura më të komplikuara gjuhësore, duke mos iu larguar kurrësesi tharmit të motiveve vendase.
Në fazën e tretë motivi vendas mitizohet, "thahet" e shndërrohet në një substancë me esencë të fortë.
Nga njëra tek tjetra arti i tij bëhet përherë e më formal larg strukturave tredicionale e ideve të ditës dhe synon të bëhet universal.

Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë