100 VJET SHTET
Kritika letrare


Shkrimet kritike të Nolit pohojnë jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë të Nolit, por edhe që pikëpamjet e tij mbi artin, mbi letërsinë janë nga më përparimtaret. Në to ndihet menjëherë mjeshtëria e Nolit për të shprehur qartë e thjeshtë çështje të ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë botërore. Gjatë analizave që u bën veprave të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj., Noli sjell gjithnjë përballë veprës letrare përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë. Veç kësaj ai kujdeset në gjithë shkrimet e tij kritike që të vijë në përfundim, duke u bërë një jehonë e problemeve shoqërore më aktuale botërore e shqiptare. Introduktet për tragjedinë "Otello", "Hamlet", "Makbeth" e "Jul Qezar", ato për Dramën "Armiku i popullit" e romanin "Don Kishoti" janë jo vetëm analiza të thella ideoartistike të këtyre veprave, të ideve e personazheve të ndryshme, por edhe kritika të ashpra ndaj realitetit e shoqërisë, si edhe një aktualizim i disa prej problemeve më të mprehta të jetës shqiptare të kohës. Veç introduktave të mësipërme ai botoi dhe shkrime të tjera kritike, ku gjithnjë lexuesi ndien se si shkrihet në gjykimin e thellë përparimtar, në vlerësimin nolian, artisti, studiuesi, eruditi, sociologu, politikani, filozofi e psikologu.
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë