100 VJET SHTET
Problemet aktuale dhe e ardhmja, perspektiva e zhvillimit ekonomik të kësaj zone


Problemet aktuale që bëjnë pjesë në rrethin e Gramshit janë disa. Pas rënies së sistemit socialist dhe nga kalimi i ekonomisë nga ekonomi e drejtuar nga lart në ekonomi tregu, e dëmtoi rëndë ekonominë e këtij rrethi. Por e meta më e madhe është se ajo edhe në kohën e kolektivizimit nuk pati ndonjë rritje, madje mund të themi që pati një stanjacion në disa raste edhe hapa mbrapa, deri në atë pikë sa fshati gramshiot blinte produkte blegtorale, si bulmet e mish, perime e produkte të tjera që mbilleshin në fshat, ata i siguronin nga tregu i qytetit. Me kolektivizimin numri i bagëtive ra, si rrjedhojë edhe rendimenti i tyre pavarësisht që u bë një përpjekje për përmirësim racor. Gjithashtu nuk mund të mohojmë një sërë uzinash e fabrikash që u ngritën në periudhën socialiste, të cilat u siguronin punë një popullsie të gjerë, por që me privatizimin e tyre dolën shumë të papunë, kjo për shkak se nuk kishte kapital investues gjithashtu teknologjia e tyre ishte shumë e vjetër e cila nuk jepte rendiment. Unë në fund të çdo çështjeje e çdo mundësie që ekziston për zhvillim kur kam trajtuar objektet punëdhënëse në periudhën socialiste jam munduar t’i jap edhe një zgjidhje të mundshme për këto potenciale, të cilët mund të mbanin me punë një numër të madh të popullsisë sidomos të qytetit dhe të disa fshatrave afër tij meqenëse këto objekte lokalizohen më tepër në territorin e qytetit. Duke u bërë më shumë investime në vend do të mund të ulej edhe numri i të larguarve si brenda ashtu edhe jashtë shtetit , kapitali i tyre do të investohej për zhvillimin e rrethit të tyre si rrjedhojë do të ndodhte edhe një rivitaklizim i këtij rrethi. Mendohet që, në qoftë se në rrethin e Gramshit do të ndërtohen tre hidrocentralet që janë parashikuar për t’u ndërtuar, jeta në Këtë rreth mund të ndryshojë. Ai mund të bëhet rrugëkalimi midis lindjes dhe perëndimit, duke u lidhur kështu me Korçën (rrugë nacionale), Pogradecin, Beratin, Kuçovën etj., duke shkurtuar kështu disa km rrugë, gjithashtu duke bërë të mundur hapjen e rrethit të Gramshit pasi deri tani ai është[ si një xhep i cili ka lidhje vetëm me Elbasanin dhe Cerrikun. Po të shfrytëzohen siç duhet pasuritë hidrike, përfitimet do jenë jo vetëm për këtë territor, por edhe për gjithë Shqipërinë.
gav:
Pergezime per punen e bere per pershkrimin e permbledhur qe keni pergatitur per cdo rreth. Ne kete rast une do t'ju falenderoja per pershkrimin qe keni bere per gramshin. Suksese,
22.09.2011 | 11:32
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë