100 VJET SHTET
MË TË LEXUARAT
Lazanja me perime

Për 4-6 persona:
* 1 patëllxhan
* 2 kunguj
* 2 presh
* 1 spec jeshil
* 1 spec i kuq
* 300 gram mashurka të pastruar dhe të prera në formë shkopinjsh
* 2 lugë gjelle majdanoz të prerë hollë
* 2 lugë gjelle margarinë 1 lugë gjelle gjalpë
* 8 petë byreku (lazania*)
Për kremin
* 3 lugë gjelle margarinë
* 3 lugë gjelle miell
* 1/2 kg. qumësht i nxehtë
* 2 vezë të rrahura
* 250 gr. djathë i grirë (kaçkavall apo parmezania)
* kripë dhe piper

Përgatitja:
1. Vendosni perimet në një tenxhere ku më parë keni hedhur margarinën dhe gjalpin. I lini deri sa të zbuten. Hidhini nga pak kripë dhe piper, majdanoz dhe 2-3 lugë gjelle djathë dhe hiqeni tenxheren nga zjarri. 2. Për kremin beshamel, shkrini në një tenxhere margarinën, shtoni sasinë e miellit të nevojshëm dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të shkrijë i gjithi. Hidhni pak nga pak qumështin e nxehtë, duke e përzier vazhdimisht, në mënyrë që të mos bëhet topa-topa. E lini për pak minuta në zjarr dhe ndërsa e hiqni e lini për pak momente që të .ftohet. Më pas hidhni në të vezët, kripën, piperin dhe djathin e grirë, përveç 2 lugëve. E përzieni masën me kujdes. 3. Vini fletët në një formë të lyer më parë me gjalpë dhe hapni në to gati gjysmën e masës me perime. I mbuloni përsëri me fletë,duke vendosur edhe gjysmën tjetër të mbushjes me perime dhe në fund i mbuloni me fletët e mbetura. Hidhni përsipër kremin beshamel, duke i spërkatur me 2 lugët e gjellës me djathë të grirë. I lini të piqen në temperaturën 200 gradë celsius për rreth 40 minuta. I servirni menjëherë pas pjekjes.


KuzhinaIme, 

Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë