100 VJET SHTET
MË TË LEXUARAT
Dieta me portokall
Për katër ditët duhet ta ndiqni dietën me portokaj, e cila do të ju ndihmojë që ta humbni shpejt peshën e tepërt.
Dita e parë
Kafjalli: Flluska me portokall
I preni tri kumbulla të thara, të cilat më herët i keni lënë në lëng të portokallit dhe i përzieni së bashku me një portokall të prerë, një mollë e grirë dhe 100 ml jogurt me yndyrë.
Dreka: Mish i zier pule
Dy këmbëve të vogla të pulës u qitni kripë, piper të zi dhe erëza specash, e më pas i piqni në teflon. Ua shtoni edhe gjysmë thelbi hudhër të prerë, 60 ml supë dhe i zieni për pesë minuta. Të hahen pa bukë. Para drekës hajeni një portokall.
Zamra: Lëng portokalli
Darka: Sandviç me djathë të freskët
Një pjesë të bukës së thekur e lyeni me një lugë të vogël me djathë të freskët dhe e pini një gotë qumësht ose jogurt.
Dita e dytë
Kafjalli: Flluska me agrume
Një portokall dhe një grejpfrut i preni dhe i përzieni me një lugë të bajameve të copëtuara, me një lugë arra dhe 150 ml jogurt.
Dreka: File të pjekur të pulës
Piqini në tigan 150 g file pule dhe shërbejeni me sallatë, të cilën e keni bërë nga 100 g karota të grira dhe 150 g lakër të prerë. Sallatës ia shtoni dy lugë me vaj ullirit dhe lëngun e një gjysme të limonit.
Zamra: Çaj
Përgatitni 200 ml çaj pemësh dhe ia shtoni 50 ml lëng të freskët të portokallit. Nëse me të vërtetë keni shumë uri, hajeni edhe një pjesë buke të thekur.
Darka: Tiramisu më ndryshe
I lagni dy pjesë të bukës së thekur me tri lugë neskafe dhe me lëngun e një portokalli. I lyeni me krem, që e keni bërë nga 100 g djathë të freskët dhe një luge me mjaltë, ndërsa e mbuloni me fëstëkë.Dita e tretë
Kafjalli: Sallatë pemësh
Përziejeni një banane, një kivi, një dardhë, 50 g rrush të tharë, një portokall të prerë dhe lëngun e një limoni. Sallatës ia qitni përzierjen e 75 ml të jogurtit me yndyrë dhe një luge të vogël me mjaltë.
Dreka: Oriz të ëmbël-thartë
I zieni 50 g oriz. Në vaj të ngrohur e qitni salcën e sojës dhe një spec djegës, një lugë keçap, një lugë të vogël uthull, pak lëng portokalli dhe pak sheqer. Ia qitni tri lugë supë dhe e zieni duke e përzier derisa të shkrihet sheqeri. Ia shtoni një gjysmë thelbi të hudhrës dhe një të katërtën e një karote, e zieni pak dhe ia shtoni 80 g mish të bardhë, ziejeni derisa mishi të zbutet dhe e shërbeni me gjysmë filxhani të orizit të zier integral. Para drekës e hani një portokall të madhësisë mesatare.
Zamra: Lëng të freskët të portokallit
Darka: Bukë me djathë
Një pjesë të bukës integrale e lyeni me dy lugë djathë të freskët dhe e hani me çaj.
Dita e katërt
Kafjalli: Pemë me lulëkuqe
Ziejeni një lugë lulëkuqe me dy lugë lëng portokalli, e lini të qëndrojë dhjetë minuta dhe e përzieni me 120 g djathë të freskët. Ia shtoni 25 g rrush t


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë