100 VJET SHTET
MË TË LEXUARAT
Rezarta, femra e parë shqiptare në forcat RENEA
22.12.2011 | 07:56
Duket si skenari i një filmi, ose më mirë si skenari i “Ushtarja Jane”, në të cilin Demi Moore kalon një mijë vështirësi për t’u bërë pjesëtare e forcave speciale amerikane “Navy Seals”. Rezarta Hoxhaj është femra e parë shqiptare që arrin të kalojë testet e vështira, duke lënë mbrapa konkurrentët e tjerë meshkuj, për t’u bërë pjesëtare e trupave special RENEA.

Ndoshta Rezarta nuk ka kaluar vështirësitë fizike dhe psikologjike që kalon Jane në film, por edhe të kualifikohesh në testet për tu bërë pjesëtare e RENEA nuk është e lehtë, dikush i krahason vështirësitë stërvitore të forcave speciale shqiptare me 7 mundimet e Herkulit.

Rezarta është një basketbolliste e ekipit të Flamurtarit dhe ekipit kombëtar, si dhe efektive policie prej disa vitesh

Ishte femra e vetme që mori pjesë në konkursin e zhvilluar disa muaj më parë nga RENEA. Nga rreth 30 konkurrentë, u kualifikuan vetëm katër, Rezarta dhe tre meshkuj. Me 85% të pikëve, vlonjatja arriti të sigurojë vendin e parë në renditje, duke ia kaluar edhe djemve.

“Nuk është hera e parë që unë punoj me meshkuj, përkundrazi, në këtë repart unë ndihem më e privilegjuar, më e mbrojtur…”, shprehet e reja kurajoze.

Rezarta bën pjesë në grupin e zhytjes “G7” dhe në janar do të jetë pjesë e një programi stërvitor.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë