100 VJET SHTET
Azem Syla: Mund të më vrisni, por nuk më trembni dot
09.02.2012 | 08:04
Në Kuvend nuk flet, por s’ka mundur të qëndrojë i qetë, Azem Syja i njohur si “Daja”. Në një koment të botuar në shtypin ditor me titullin “Ta ndajmë politikën e ditës nga lufta çlirimtare”, Syla thotë se është i habitur me akuzat e poshtërimet që po i bëhen luftës çlirimtare.

“Nuk e kam pritur që pasi të luftoj për çlirimin e vendit, të atdheut, të popullit e të kombit tim, do të akuzohem pse kam luftuar. Gjithë këtë kohë nuk kam reaguar fare, sepse kam qenë duke studiuar, në kërkim të asaj, nëse ka edhe diku tjetër, që veprohet kështu. Por, jo, nuk gjeta një shembull të ngjashëm. Gjithkund gjeta e pashë se luftëtarët janë vlerësuar krejt ndryshe. E ne sot, në vend që të merremi me hallet e popullit, që kemi marrë përgjegjësinë ta udhëheqim në rrugën e zhvillimit, po hedhim gur mbi shenjtërinë kombëtare, mbi luftën çlirimtare.”, shkruan Syla.
Një nga figurat kyçe të UÇK-së ngrit disa pyetje:

“Vëllezër, ç’keni me luftën? A nuk e dini se nuk fitohet pushteti duke rrëzuar vlera? Vëllezër, pse po e përdhunoni vetveten? Duke u vetëpërdhunuar nuk fitohet pushtet. Vëllezër, në luftë fishekun e fundit e kemi ndarë me njëri-tjetrin, e sot, pse bëjmë gabime kaq të rënda? Vëllezër, ndani vlerat nga antivlerat! Ju lutem, mos i jepni brezit të ri këtë portret të shëmtuar për luftëtarët e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Nuk është mirë të thuhet në medie se “Azem Syla ishte agjent i SHIK-ut”, sepse të rinjtë do të mendojnë se është e vërtetë, pasi shkojnë me mendimin se të mëdhenjtë i dinë më mirë këto probleme e i njohin më mirë ato kohë. Duke bërë këtë më keni detyruar t’u them edhe një herë të gjithë shqiptarëve, se unë, Azem Syla, kam qenë komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e Shërbimi Informativ i UÇK-së ka pasur për mision ta ndihmojë luftën sikurse gjithë sektorët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm. Kur ka dalë ky model, një shërbim informativ ta rekrutojë komandantin e përgjithshëm të një ushtrie? Sipas kësaj praktike, u dashka që edhe në paqe kryeministri dhe presidenti i shtetit të jenë agjentë të shërbimit informativ të vendit të tyre.”, thotë ai.

Në shkrim Syla jep paralajmërimin se askush nuk mund ta trembë.

“A vërtet mendon ndonjëri se mund ta trembë Azem Sylën? Nëse po, unë i them, jo. Azemin edhe mund ta vrisni, por kurrë nuk keni për ta pasur fatin ta trembni. Kush luan me portretin e luftës çlirimtare të Kosovës duhet t’i thërrasë mirë mendjes, se po luan me një shenjtëri.”, thotë ishte deputeti i PDK-së. /indeksonline/


Arsimi:
Friguar jo po qenke shashtrisur.Qenke ngutur vet që ta shpallësh veten të shenjtë Azemo dhe i paske kërkuar mejdan vëllezërve siç potencon vet.Meqë po hetohesh për vrasjen e shqiptarëve atëherë po të citoj vetëm rrjeshtin e fundit të një poezie legjendare të Kadaresë:"veç ndërgjegjes tënde,prapa s'të ndejk kush"...
09.02.2012 | 10:18
Edona:
Po me vjen keq qe na Shqiptaret jemi kaq ateista qe mas pari nuk e dojm veten e le mo Popullin. Po sidoqoft sikur tkish me ken akoma shkau ne Kosove , kurr skishin pas me guxu me bo kshtu. Ne vend se me perkrah njeri-tjetrin na dalim bojm pollavra shpifim fjale per kon , per njerzit qe kan luftu per neve ? Nuk dmth.tash vetem ata qe kan vdek jane njerz te mire , qelni syte se marre po me vjen kur po ju shoh cka po boni ...
09.02.2012 | 11:47
Ejupi-Suedi:
Trimat tregohen me vepra e jo me fjal. Shumicen e atyre qe i keni vra jan kan shum trima po prap i keni vra.
09.02.2012 | 15:46
njeriu:
po lavdi asaj qka keni ber per ket vend po edhe per ata qe keni vrar njerz te cilet kan sherbyer kti veni duhet te pergjigjni para drejtsis se edhe ata kan famile dhe keni ber aq shum montime njerzve luftetarve edhe thirrni ne ata se patrijota edhe ti duhesh me nda patrijotizmin me sene te pista qe keni ber,ju keni pas krejt ngat veti njerz te serrbis si shabna sylen si faredin gashin e shum hajna ngat teje e njeriun e kshyrin se qysh i ka shokt se i till duhet te jet edhe vet.
12.02.2012 | 02:22
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë