100 VJET SHTET
Dieta me qumësht
21.03.2012 | 21:56
Nëse dëshironi që në shpejtësi të humbni në peshë e të mos humbni shumë kohë (që do të thotë dietë e shkurtër dhe e shpejtë), mund të aplikoni dietë me qumësht.

Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Dieta me jogurt është shumë e ngjashme me këtë, por ajo zgjat më tepër, prandaj jemi përcaktuar për një afat më të shkurtër kohor.

Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?

Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë – djathë, kos, jogurt. Dieta me qumësht ulë nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu se kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij, gjatë kësaj diete jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Dieta me qumësht – menyja

Para secilës shujtë, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar.

Kafjalli: 1 jogurt, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.

Dreka: 100 gr flluska në ujë apo qumësht, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.

Darka: 1 vezë të fërguar, trangull apo sallatë me jogurt natyral, apo me djathë të freskët me perime, 1 gotë jogurt.

Pas darkës: 1 dardhë, 2 dl jogurt.

Udhëzime dhe këshilla

Gjatë aplikimit të dietës me qumësht do të duhej t’i zvogëlonit aktivitetet fizike dhe ta ndaloni të merreni me sport (që nuk është edhe ndonjë pauzë e gjatë, pasi që dieta zgjat vetëm tre ditë). Kur të aplikoni këtë dietë, tentoni të pastroheni më shpesh. Kështu mund ta largoni stresin nga ndjenja e urisë, përderisa uji pastron gjithçka nga organizmi, pasi që uji shpëlan organizmin përmes lëkurës.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë