100 VJET SHTET
Tragjedia në familjen e Ramajve
03.02.2013 | 12:41
Deri para pak ditësh po bënin plane se si ta organizonin dasmën. Por, tragjedia që i ndodhi dy ditë më parë familjes Rama, që jeton tash e sa vite në Gjermani, ndryshoi çdo gjë.

Rrahime Ramës kurrë nuk ia kishte marrë mendja se të shtunën do merrte rrugë nga Gjermania e të vinte në Kosovë për të hapë derë. Në vend se ta vishte Ramushin si dhëndër e të priste miqtë për gëzime, kjo nënë u desh që të ta sillte djalin e saj 26 vjeçar në vendlindje për ta varrosur.

E bashkë me të edhe burrin Bejtushin, të cilët dyshohet se i vrau Sejdi Kodra, dhëndëri që ishte martuar me vajzën e madhe të Rrahimes për plot 20 vjet.

Në një rrëfim për Express, Rrahimja ka treguar gjithë tmerrin që me vite të tëra kanë pas nga dhëndëri i tyre, deri ditën kur i njëjti ia mori jetën djalit të saj të vogël Ramushit dhe burrit Bejtushit.

“Gjithmonë vajza ka heq prej tij, por që e bën këtë punë, m’i vret djalin e burrin, kurrë nuk e kam marrë me mend”, ka rrëfyer Rrahimja për Express.

Derisa shikonte se si dy anëtarët e saj të familjes tek varroseshin, Rrahimja kujton çdo tmerr që ajo dhe vajza e saj përjetuan nga Sejdiu, vrasësi i familjarëve të saj të ngushtë.

“Gjithmonë na ka kërcënuar, vajza shpesh ka ardhur tek ne e përgjakur. Shpesh burrit tim i ka thënë në telefon se do ta vrasë...njëjtë edhe djalit”.

“Dhe ja arriti, tash unë po i shti në dhe që të dy”, pohon ajo. E pikëlluar, kjo nënë thotë se nuk arriti ta shohë djalin të veshur me rrobat e dhëndrit.

“Pas një jave kam pas me e martu djalin, kemi pas me ardhë në Kosovë e me e kurorëzu...e tash, tash po e varrosi”, thotë ajo.

Pavarësisht dhimbjes që ndien, kësaj nëne i ka mbetur merak vetëm diçka. Thotë se ndihet shumë keq që nuk ndodhej aty kur dhëndëri i saj, për të cilin thotë se kishte kohë që i maltretonte psiqikisht, shkoi në banesë dhe kreu krimin, pas të cilit Rrahimja mbeti pa djalin e pa burrin.

“Tragjedia ka ndodh vetëm një orë pasi unë dola nga shtëpia. Jam e bindur se ai na ka përcjellë, ka bërë plane para se ta kryente vrasjen”, thotë ajo.

Madje dyshon se krimin dhëndëri i saj nuk e ka kryer i vetëm. Sipas Rrahimes, fqinji gjerman i cili ia hapi derën Sejdiut për t’u ngjitur drejt banesës, e më pas edhe për ta vrarë vjehrrin dhe mikun njëkohësisht, ka parë se dorasi nuk ishte i vetëm. Sipas një bisede që Rrahimja kishte me të, mban mend se komshiu i ka thënë se ka parë jo një, por tre burra tek ngjiteshin shkallëve.

“Megjithëse në dorë tash e ka policia. E dimë se ai që mori jetët e më të shtrenjtëve të mi ndodhet në burg dhe se policia gjermane po punon shumë në zbardhjen e këtij rasti”, thotë ajo.

Aktualisht Rrahimja sqaron se ka mërzi të madhe dhe nuk e ka ndërmend të merret me dorasin e djalit dhe burrit të saj. “Por, nuk besoj se ai do të kalojë pa u dënuar. Shpresoj këtë herë të mos ndodhë njëjtë siç bëri vaki, që iku nga spitali psikiatrit e erdhi m’i vrau këta të dy”, shpreson kjo nënë që të shtunën varrosi burrin bashkë me djalin në varrezat e fshatit Llapashticë të Podujevës.

Ndryshe, Sejdi Kodra dyshohet se vrau babën dhe vëllanë e ish-gruas së tij më 30 janar të këtij viti, pak orë pasi kishte ikur nga spitali psikiatrik. Bajrush Rama dhe Ramush Rama janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qytezën Neumarkt të Gjermanisë. Vrasja e babait dhe vëllait të ish bashkëshortes në Gjermani ishte bërë nga dhëndri për shkak se nuk pajtohej me ndarjen nga bashkëshortja.

Sejdi Kodra, 43 vjeçar, i cili vrau babën dhe vëllanë e bashkëshortes, trajtohej në një spital psikiatrik. Gjykata e kishte dërguar atë në psikiatri pasi ai kishte premtuar se do ta vrasë bashkëshorten si dhe të gjithë familjarët e saj. I dyshuari, sipas gjykatës, ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këto dyshime policia gjermane ka ofruar fakte se i dyshuari për vrasje të dyfishtë e kishte rrahur disa herë bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime të ndryshme si dhe duke i shkaktuar asaj hematome në fytyrë dhe trup.

Për këtë shkak, Gjykata kishte vendosur bashkëshorten e tij në një shtëpi të sigurt. 43 vjeçari nuk ishte pajtuar me këtë ndarje dhe gjithnjë ishte në konflikt me familjen e bashkëshortes, prandaj dyshohet se edhe e kreu vrasjen. E tash kur familja Rama erdhi në Kosovë për ta kryer ceremoninë e varrimit, mediat gjermane po raportojnë se Sejdiu përveç tyre, kishte pas probleme të shumta me gjithë qytetin.

Sipas medieve atje, Sejdi Kodra ka kohë që pasurinë e tij e ka shkrirë të tërën në lojëra të fatit, dhe se kohëve të fundit është paraqitur më agresiv se kurrë. Sidoqoftë policia gjermane po vazhdon të kryejë hetimet rreth kësaj vrasje. Së fundmi ajo ka gjetur një palë syze dhe një kapelë në banesën e familjes Rama, aty edhe ku u krye krimi, të cilat dyshohen se ishin lënë pasi u krye vrasja.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë