100 VJET SHTET
Kafeina duhet të kufizohet me ligje të ashpra
01.03.2013 | 07:24
Kafeina është aq e rrezikshme dhe po konsumohet në sasi të mëdha ndaj ekspertët pretendojnë se përdorimi i saj duhet të rregullohet me ligj.

Dr Jack James thotë se ky stimulues po shkakton “vdekje të parakohshme” ndërkohë që dëmi i tij po nënvlerësohet.

Dr James, Kryeredaktor i Revistës për Hulumtime të Kafeinës dhe drejtor i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Rejkjavikut në Islandë, thotë se ai është i shqetësuar lidhur me përdorimin e substancave të ngjashme si pijet energjike, pijet alkoolike dhe ilaçet.

“Si rezultat, shumica nga ne pa dashur konsumojmë më shumë se që ne mendojmë – pa u shqetësuar për shëndetin tonë dhe të shoqërisë në përgjithësi”, thotë ai.

Doktori beson se rreziku nga kafeina për shëndetin tonë është aq i madh sa që këto produkte do të duheshin të kufizoheshin, njësoj si cigaret dhe alkooli.

Ai thotë se veçanërisht fëmijët do të duhej të ishin të mbrojtur.

Po sipas hulumtimit të Dr James, kafeina gjendet në çaj, në pijet e gazuara, në pije energjike, ujë në shishe, pije alkoolike, biskota, çamçakëzë, kos, qumësht dhe salcë.

Ai tregon se sasi e kafeinës është gjetur edhe në hapat kundër gripit, pilulat për humbje peshe, produktet kozmetike, sapunë e madje edhe në triko që mundësojnë rënien në peshë.

Edhe më shqetësuese thotë ai, është fakti se kafeina përdoret si një “dobësues” në drogat e paligjshme, ndërkohë që tregu i kafeinës nuk kontrollohet.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë