100 VJET SHTET
Bimët shëruese dhe ndikimet e tyre pozitive për shëndetin e njeriut
01.03.2013 | 13:33
Në këtë rubrikë por edhe në të tjerat në vazhdim do të flasim për bimët kuruese të cilat janë të nevojshme të konsumohen, për kurimin dhe eliminimin e shumë llojeve të sëmundjeve, të cilat fatkeqësisht shfaqen si pasojë e jetës dinamike që sot jetojmë.

Ajo që është më e rëndësishme të dihet për bimët kuruese është ndikimi dhe ndihma e tyre për jetën e njeriut, përsosmëria, me çka në të ardhmen mund t’iu përkushtohen edhe ata që duan të punojnë me bimë kuruese, të cilat janë jashtëzakonisht të shëndetshme për organizmin e njeriut. Bimët mjekësore janë dhuratë nga natyra dhe qysh në të kaluarën e lashtë janë dëshmuar si shumë të suksesshme madje edhe në shërimin e tërësishëm të disa sëmundjeve si dhe përmisimin e sistemit imun të njeriut, energjisë dhe vitalitetit.

E dimë se sot bota bashkëkohore më shumë mbështetet në substanca kimike, e ndërkaq disa prej tyre janë shumë të dëmshme për organizimin e njeriut. Për shembull gjatë kurimit tonë na rekomandojnë ilaçe që do të ndihmonin ose shëronin ndonjë organ të caktuar të organizmit, mirëpo duke shëruar atë dëmtojmë ndonjë organ tjetër dhe kemi efektet negative.

Në këtë rast tek bimët mjekësore ky ndikim është ndryshe. Çdo bimë shëruese në formë të ndryshme ndikon pozitivisht në organizmin e njeriut. Me kalimin e kohës kur bota do të ketë 18 miliardë njerëz, nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm për t’u ushqyer e gjithë popullata botërore, prandaj bimët mjekësore, aromatike dhe erëzat do të konsumohen sikurse edhe të gjitha bimët e tjera mjekësore me karakter të për gjithshëm të cilat jashtë zakonisht do të ndihmojmë dhe kontribuojnë për ekzistencën dhe të ushqyerit e njerëzimit.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë