100 VJET SHTET
Aksident trafiku, një i vdekur dhe shtatë të lënduar
07.04.2013 | 11:07

Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar në aksidentin e rëndë të komunikacionit që ka ndodhur në periferi të Malishevës, në rrugën që çon për në Rahovec. Komandanti i Stacionit Policor në Malishevë, Bekim Begaj, ka njoftuar se të shtunën rreth orës 18:30, policia e ka marrë lajmin për aksidentin tragjik ku kanë qenë të përfshirë një veturë e tipit “Golf” me targa 04-772-BJ dhe një kamionetë me targa 01-645-CE.

Sipas njoftimeve në aksident ka vdekur shoferi i veturës “Golf”, Selman Bytyçi (1954), nga fshati Shkozë e Malishevës, i cili ka qenë i vetëm teksa po udhëtonte drejt Malishevës.

Ndërkaq, të lënduarit janë të shtatë personat të cilët kanë qenë në kamionetë dhe që po udhëtonin në drejtim të Rahovecit, shkruan Koha.net. Të lënduarit të cilët gjendeshin në kamionetë janë: Brahim Desku (1962) nga Klina, Ajet Selmani (1988) nga Broja e Skenderajt, Basri Thaçi (1983) nga Broja, Kolë Berisha (1962) nga Dobërdoli i Klinës, Driton Shaqiri nga Broja, Murat Thaçi (1976) nga Broja dhe Faik Thaçi (1971) nga Broja. Sipas të dhënave Brahim Desku, Kolë Berisha dhe Driton Shaqiri kanë pësuar lëndime të rënda dhe gjenden për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Merret vesh se të lënduarit janë punëtorë të kompanisë “Geo Mineral”, e cila operon në periferi të fshatit Astrazup të Malishevës dhe që ka për bashkëpronarë familjarë të kryeministrit Thaçi.

Sipas njoftimeve, trupi i pajetë i Selman Bytyçit nga Shkoza, me vendim të prokurorit, i është kthyer menjëherë familjes për varrim. /indeksonline/



Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë