100 VJET SHTET
Adoleshenca, zhvillimi emocional, shpirtëror...
20.05.2013 | 06:38
Adoleshenca është kohë rinore, fazë e zhvillimit të individit prej moshës së pubertetit deri në pjekurinë e tij. Periudha e adoleshencës është periudhë mjaftë e ndjeshme, e cila shoqërohet me ndryshime të shumta tek adoleshentët. Pjekuria ose maturimi janë gjendje apo moshë e jetës ku personi e kompleton zhvillimin e tij fizik, emocional, shpirtëror, social e intelektual.

Formimi i një prej cilësive të mësipërme nuk presupozon formimin e njëkohshëm edhe të cilësive tjera. Një adoleshentë mund të jetë i zhvilluar fizikisht, por ai mund të jetë i papjekur në sfera të tjera. Pikërisht kjo është një nga veçoritë e adoleshencës. Pra secili nga adoleshentët posedon ndonjë veçori me të cilin edhe mund të identifikohet.

Egzona Shabani numëron disa veçori me të cilat nganjëherë nuk ndjehet e kënaqur. “Si çdo njeri edhe unë kam disa veti të cilat e përbëjnë personalitetin tim, jam një tip shumë temperament, veti e cila nganjëherë nuk më pëlqen fare. Por jam e sinqert dhe kjo është njëra nga veçoritë që më pëlqen më së shumti”, ka thënë ajo për “Zëri”. Për prindërit është me rëndësi se i riu në këtë kohë bën përpjekje të gjejë vetën në mjedisin e ri jetësor. Ai dalëngadalë mundohet të pavarësohet për jetën e tij të mëtutjeshme. Këtë periudhë, kritike për adoleshentë, e karakterizojnë ndryshime të shumta; zhvillimi fizik, zgjatja e trupit, e sidomos zgjatja e duarve dhe këmbëve; pjekuria seksuale, psikike, emocionale, sociale e shpirtërore. Labinot Bajrami deri më tani ka bërë disa ndryshime në veten e tij vetëm për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve.

“Natyrisht se ne duam që gjithmonë të jemi në qendër të vëmendjes dhe këtë e arrijmë duke bërë vepra të ndryshme. Unë kam prirje për të treguar rrëfime të ndryshme në mënyrë që shoëria ime të më dëgjojnë vetëm mua dhe nganjeherë er shpikë ndonjë tregim vetëm për të krijuar atmosferë në shoqërinë timë”, shton ai. Adoleshentët janë emocionalisht të pastabilizuar. Është moshë e dehjes pa pasur nevojë për alkool dhe kjo quhet dehje shpirtërore. Është impuls natyral për të pasur gjendjen psikike të gjaknxehtësisë dhe xhelozisë, dhe kjo karakterizohet si emocionalitet. Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë. Sepse, familja është institucion bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Nora Zeqiri pajtohet me faktin se familja dhe përkrahja e rrethit në shoqëri është ndikimi më i madh që adoleshenti të ndërtoj personalitetin e vet.

“Ky ndikim veçanërisht është i theksuar në adoleshencë. Sidomos është tejet i lartë roli edukativ i nënës. Në familjet tona ende nëna është ajo që merret mbi vete jo vetëm rritjen, por edhe edukimin e fëmijës, se kohën e lirë në familje adoleshentët e kalojnë kryesisht me nënën. Pra, familja vazhdon të luaj rolin primar në edukimin e adoleshentit, ajo formon jo vetëm përfytyrimet fillestare për të mirën dhe të keqen, për atë që lejohet e atë që nuk lejohet, por edhe azat e edukimit moral”, shton ajo.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë