100 VJET SHTET
Statistika: Tuana, Alea, Leon e Dion emrat më të preferuar në Kosovë
21.06.2013 | 06:47
Janë gjithsej katër emra me të cilët kosovarët i pagëzuan më së shpeshti foshnjat e tyre të porsalindura. Nga afër 25 mijë lindje, sa u shënuan vitin që lamë pas brenda dhe jashtëm Kosovës, 122 vajza u pagëzuan me emrin Tuana, derisa 199 me emrin Alea.

Derisa për djem, kosovarët preferuan më së shumti emrin Leon. Ka plot 126 djem të lindur në vitin 2012 që bartin këtë emër për ta pasuar më pas Dioni, emër me të cilin u pagëzuan hiç më pak se 103 foshnje meshkuj që lindën po të njëjtin vit me Leonin.

Krejt këto fakte, u publikuan të enjten nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas së cilës vitin e kaluar janë regjistruar plot 34 mijë e 932 lindje brenda e jashtë shtetit.

“Në Kosovë janë regjistruar 27 mijë e 912 lindje, prej tyre janë 27 mijë 743 të lindur të gjallë, ndërsa 169 të lindur të vdekur. Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 7 mijë e 20 lindje, të gjithë të gjallë”, thuhet në raportin e statistikave të lindjeve për vitin 2012. “Binjakë u lindën 390 foshnja, ndërsa trinjakë e më shumë, u lindën 26 foshnja”.

E shumica e këtyre foshnjave, sipas ASK’së erdhën në jetë nga nënat që kanë të kryer vetëm shkollën fillore. “Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë nënat me shkollë fillore të kryer me 40.5 për qind, me shkollë të mesme 38.2 për qind derisa nëna me shkollë të lartë e fakultet janë 12.1 për qind”, vlerëson ky raport.

E ndryshe prej viteve të kaluara kur nënat që kanë sjell në jetë këta fëmijë kanë qenë të një moshë relativisht të re, vitin e kaluar mosha mesatare e tyre është rritur në 27.9 vjeçare.

“Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është grup-mosha 25-29 vjeçare me 34.9 për qind, grup-mosha 20-24 vjeçare me 25.1 për qind, grup-mosha 30-34 vjeçare me 23.4 për qind dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 16.6 për qind , të numrit të përgjithshëm të lindjeve”.

39 për qind e këtyre femrave, për herr të parë janë bërë nëna, 30 për qind prej tyre për herë të dytë, derisa fëmijën e tretë në jetë e kanë sjell gjithsej 18 për qind e nënave.

Sipas peshës së fëmijës së lindur në institucione shëndetësore numri më i madh i foshnjave është me peshë 3000-3499 gram, gjegjësisht 38.3 për qind, me peshë 3500-3999 gram 29.3 për qind, 2500-2999 gram është 15.3 për qind”, sqaron ASK, sipas të cilit fatmirësisht vitin e kaluar foshnjat e lindura të gjalla por me peshë më të vogël se 1000 gram kanë lindur në një përqindje shumë të vogël, vetëm 0.2 për qind. /express/


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë