100 VJET SHTET
Java e Bllacës
13.07.2013 | 11:36
Pas katër viteve bashkëpunimi, drejtësia pritet ta thotë të hënën fjalën e fundit edhe për Nazim Bllacën, i cili në 2009’ën doli publikisht dhe tha se ka vrarë Ibush Kllokoqin. Epilogu për dëshmitarin kyç të disa vrasjeve të pasluftës, sipas ekspertëve të rasteve penale nuk mund të jetë tjetër veç se dënim me burg. Vetë Bllaca kishte thënë se asnjëherë nuk do të pranojë të shkojë në ndonjë burg të Kosovës. Por, sipas avokatit Tomë Gashi, Bllaca nuk ka se si t’iu ikë grilave të burgjeve të Kosovës.

Kishte zgjedhur qendrën e kryeqytetit, në nëntor të 2009’ës,për t’u prezantuar edhe fizikisht pas publikimit të CD’së në të cilën fliste për vrasjet e pasluftës në Kosovë, njërën prej të cilave tha se e kishte kryer vetë.

“Kam punuar për strukturat e SHIK’ut prej vitit 1999 deri më 2003 dhe eprorë të mi kanë qenë Azem Syla dhe dhëndri i tij Shpresim Uka. Nga ky i fundit, i kam marrë emrat se kush duhet të ekzekutohet”, ishte deklarata e parë e tij publike.

Pas kësaj, Nazim Bllaca, u bë dëshmitari kyç i tri proceseve gjyqësore, dy prej të cilave janë mbyllur me dënime deri 45 vite burg për disa të pandehur për vrasje.

E, të hënën Gjykata Themelore në Prishtinë, pritet ta thotë edhe fjalën e fundit për vetë Bllacën si të akuzuar të vetëm në procesin “Bllaca3” , për vrasjen e Ibush Kllokoqit.

Fajin për këtë tashmë ai e ka pranuar , madje u ka kërkuar edhe falje familjarëve të Kllokoqit.

Por cili pritet të jetë vendimi i Gjykatës, për njeriun që katër vite më radhë i dha EULEX’it material, në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtur, për disa vrasje të pasluftës?

Avokati i tij, Osman Havolli, nuk dëshiron ta thotë atë. Ai pret që gjyqtarët e EULEX`it të flasin vetë, më 15 korrik.

“Nuk është në autoritetin tim të them nëse dënohet apo jo, është çështje e Gjykatës dhe po presim vendimin e saj”, tha ai për Express.

E, për ekspertë të rasteve penale, Bllaca nuk ka se si t’i ikë dënimit me burg.

Avokati Tomë Gashi tha se mbetet që Gjykata vetëm të caktojë kohëzgjatjen e burgut.

“Përshkrimi i rastit të vrasjes, që ai ka pranuar kinse e ka kryer, sepse unë nuk mund ta them ende se e ka kryer, tregon se dënimi i vetëm i paraparë është dënimi me burg, ndërsa kohëzgjatjen do ta përcaktojë Gjykata”, tha Gashi për Express.

Bllaca i vetëdijshëm për pasojat që e presin pas pranimit të fajësisë, pati deklaruar disa herë në media se edhe nëse dënohet me burg, vuajtjen nuk e ka ndërmend ta kryejë në Kosovë.

“Nuk shkojë në burgjet që kontrollohen nga Hashim Thaçi e Azem Syla”, pati thënë Bllaca.

Por a ka mundësi që Bllaca të vuajë dënimin diku tjetër?

Sipas avokatit Tomë Gashi nuk ka asnjë mundësi ligjore që Bllaca të vuajë dënimin e tij jashtë burgjeve të Kosovës e aq më pak në ndonjë shtet tjetër.

“Sepse po të kishte mundësi ashtu gjykatat prej vitit 1999 e deri më tani, një pjesë veç të klientëve të mi do t’i kishte dërguar në vuajtje të dënimit jashtë Kosovës”, tha ai.

Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale në Kosovë, respektivisht paragrafi i dytë i nenit 11 që flet për transportimin e personave të dënuar në institucionet korrektuese thotë se: “Përjashtimisht, me kërkesë të personit të dënuar, Ministria e Drejtësisë mund ta ndërrojë vendin e ekzekutimit të dënimit për arsye të justifikueshme”. Por diçka e tillë sipasGashit është e pamundshme.

“Meqenëse ai është në Kosovë , veprën penale thotë se e ka kryer në Kosovë, gjykimi është mbajt në Kosovë, fizikisht është në Kosovë nuk ka bazë ligjore me kriju marrëveshje me një shtet tjetër që me mbajt ai vuajtjen e dënimit në një shtet tjetër, jo veç ai po kushdo qoftë”, tha avokati.

Një mundësi, sipas tij është që Bllaca të dërgohet në një burg të sigurisë së lartë nëse vlerësohet se pas asaj që ai ia ka ofruar si prova EULEX’it është në rrezik.

Por, i vetmi i sigurisë së lartë në Kosovë është ai në fshatin Gërdoc, i cili akoma nuk është ndërtuar komplet. Ky burg, i apostrofuar në opinion, si “burgu i kravatave”, kryesisht është i destinuar për zyrtarë me ndikim që shkelin ligjin, pa përjashtuar deputetët, ministrat e ish-komandantë e luftës.

“Edhe aty mundet me e dërgu në ndonjë pjesë më të izoluar për shkak të asaj që ai ia ka ofruar EULEX’it, por EULEX nuk mund ta mbajë atë në Hotel Grand, fizikisht ai duhet të jetë në burg ndërsa nëse vlerësohet rrezikshmëria është çështje tjetër a mundet me u aranzhua mbrojtja e posaçme, EULEX’i eventualisht mundet me i ofru masa shtesësigurie, fizikisht ai duhet me qenë në burg e masa shtesë ajo është çështje tjetër”, tha Gashi.

Mbrojtësi i Bllacës, avokati Havolli ndërkaq nuk tregoi nëse klienti i tij akoma qëndron prapa asaj se nuk do të vuajë asnjë dënim në burgun e Kosovës.

“Ato mbeten çështje për të cilat vendos vet besoj ai do ti thotë vetëpor këto çështje nuk hynë në autoritetin tim dhe nuk dua të flas për to”.

Ndryshe si pasojë e dëshmive të ofruara nga Nazim Bllaca për Misionin Europian për Sundim të Ligjit, pritet të nisë edhe procesi gjyqësor Bllaca 4, në të cilin i përfshirë është edheAzem Syla.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë