100 VJET SHTET
MË TË LEXUARAT
17.10.2014 | 08:25
Ministri i Punës...: Papunësia në vend është rreth 40 %
02.10.2013 | 08:52
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Nenad Rasic, ka hedhur poshtë të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), se papunësia në vend është vetëm 30.9 përqind, shkruan sot gazeta Tribuna.

Ministri Rasic thotë se, shifrat e të papunëve sillen nga 35 deri në 40 përqind.

“Sipas statistikave të MPMS’së, shkalla e papunësisë sillet ndërmjet 35 dhe 40 përqind të popullatës ekonomikisht aktive. Sipas vlerësimeve tona, nuk mendoj se është duke u manipuluar. Por, përderisa nuk jemi në gjendje të observojmë dhe përcjellim drejtpërdrejt dinamikën e treguesve të punës, treguesit që janë determinuar në AFP nuk janë të fiksuar por të ndryshueshëm në dinamikë. Në këto ndryshime hyjnë faktorët si dimensioni ekonomik, politik, social, etj”, tha Rasic për gazetën, derisa sugjeron se duhet të angazhohen mekanizma të tjerë për të kryer këtë lloj të statistikave.

Ndërkaq, sipas ASK, në Kosovë janë hiq më pak se 750,000 qytetarë që nuk llogariten si të papunë, por që nuk punojnë për arsye të ndryshme. 176,000 nga ta janë qytetarë që nuk llogariten të papunë vetëm për shkak se nuk besojnë që mund të gjejnë punë.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë