100 VJET SHTET
Edukimi i prindërve ndikon në suksesin e fëmijëve në shkollë
23.12.2013 | 05:46
Duke gjykuar nga rezultatet e një hulumtimi amerikan, edukimi i prindërve ndikon në masë të madhe në suksesin që do të arrijnë fëmijët e tyre gjatë shkollimit. Nënat apo baballarët e edukuar, i rrisin fëmijët e tyre në mënyrë që ata të bëhen të vetëdijshëm për vlerat dhe talentin e tyre që posedojnë, duke i motivuar për të zhvilluar aftësitë e tyre përmes një shumëllojshmërie të aktiviteteve jashtëshkollore.

Erik Dubov, profesor i psikologjisë në universitetin “Grin state”, theksoi se analiza e të dhënave arriti në përfundimin se arsimimi i prindërve ka një ndikim shumë të madh në suksesin e fëmijëve në aspektin socio-ekonomik të familjes. Dubov argumenton se fëmijët e njerëzve më pak të arsimuar, kanë më shumë të ngjarë që të kenë sjellje problematike sesa fëmijët që i kanë prindërit e shkolluar.

Saktësisht, ato probleme të sjelljes, mund të çojnë në arritjen e rezultateve të dobëta në shkollë, thotë Dubov.

“Fëmijët që janë të dënuar për shkak të një sjellje të papërshtatshme në shkollë, shpesh zhvillojnë një neveri për institucionin shkollor dhe arsimimin në përgjithësi dhe për këtë arsye humbasin vullnetin për të arritur sukses në të”, thotë Dubov.

Një studim britanik pak më i hershëm, gjithashtu favorizon Dubov-in në pohimet e tij. Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët britanikë kanë gjetur se shumica e fëmijëve, mësojnë kryesisht nga shembujt që i shikojnë në shtëpi.

Nëse prindërit lexojnë libra, shkojnë në muze dhe teatro, aq më të mëdha janë shanset që fëmijët e tyre do të marrin pjesë në këto aktivitete dhe të mësojnë të vlerësojnë arritjet dhe suksesin në arsim. për më tepër, këta prindër kanë më shumë besim në inteligjencën dhe aftësitë e fëmijëve të tyre, në mënyrë që ajo reflekton në besimin e fëmijëve duke e kuptuar se mund të arrijnë çdo gjë që ata duan.


Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë