100 VJET SHTET
AS Qendra 2.0
Tastiera shqipe 2.0
Pas më shumë se dhjetëmijë instalimeve dhe testimit njëvjeçar, kemi bërë përmirësimet e duhura dhe tani për ju kemi versionin 2.0AS Tastieres shqipe si pjesë e AS Qendrës 2.0. 
 
Disa zgjidhje të deritashme për të shkruar shkronjat "Ë" dhe "Ç" kanë qenë të vështira dhe të ndërlikuara, shumë pak përdorues arrinin që t`i praktikonin. AS Tastiera standarde shqipe është softuer që mund të instalohet për më pak se 2 minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tënd. Pra, mund të konsiderojmë se është zgjidhur problemi që kishim në përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të shqipes, përkatësisht "Ë" dhe "Ç", shpresojmë shumë, në mënyrë standarde për të gjithë shqipshkruesit.

Shqipja e shkruar dhe problemi i "Ë-së" dhe "Ç-së"!

Kemi vendosur që ë-ja dhe ç-ja të dalë në kllapa, në mënyrë që të imponojmë një standard te të gjithë dhe për arsyen e thjeshtë se këta butona janë zakonisht të lirë. Shpresojmë që të gjithë ta instalojnë dhe të mos ketë më ankesa për përdorimin e shkronjave `ë` dhe `ç`. Pas një kohe mund të nxjerrim edhe versionin përfundimtar, në të cilin secili e zgjedh vetë ku do ta vendos `ë-në` dhe `ç-në`.

AS Tastiera standarde shqipe është përcaktuar sipas këtyre kritereve:

* Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standarde angleze
* Të ketë te gjitha shkronja shqipe lehtësisht të arritshme (ë-në dhe ç-në)
* Vendosja e shkronjave te jetë e orientuar për të mundësuar të shkruarit edhe në anglisht, edhe në shqipe.

Dy nga variantet më të diskutuara kanë qenë:

* Të shtohet shkronja “ë” dhe “ç” duke mos zëvendësuar shkronjat e tastierës angleze, por disa nga shenjat (“;” ose ‘, ose # etj). Kjo nuk “shqetëson” përdoruesit e deritanishëm të tastierës angleze, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.
* Të zëvendësohet shkronja “w” me shkronjën “ë”, dhe germa “ç”, e cila nuk ka përdorim të shpeshtë, të vendoset në një nga shenjat. Ky variant i afrohet shumë vendosjes së shkronjave sipas frekuencës dhe ka ndryshim minimal me tastierën anglisht. Gjithashtu edhe përdoruesit e sotëm që përdorin "w-në" në vend të "ë-së", do të ishin të kënaqur. Por në këtë variant kemi ndryshim (ndonëse minimal) me tastierën anglisht dhe një vështirësi relative për përdoruesit e “laptopit”.
* Të vendosen në tastet shumë pak të përdorur " [ = ë dhe ] = ç ".

Gjithsesi zgjidhja e këtij problemi përmes softuerit është më e përshtatshmja, sepse nuk shkakton shpenzime shtesë për një tastierë të mundshme harduerike për të cilën do të duheshin miliona para shpenzime dhe sërish do të kishte probleme të pazgjidhura me anglishten, gjuhë me të cilën shqiptarët janë mjaft të lidhur. Shpresojmë që një aspekt i rëndësishëm i kësaj nisme do të jetë bashkëpunimi mbarëshqiptar, për ta futur në përdorim dhe për të filluar edhe shkrimin bazuar në këtë radhitje të shkronjave.
Mjellma:
Një program shumë i mirë. Që tani unë mund të shkruaj me Ë dhe Ç! Ju përgëzoj për punën tuaj.
26.05.2010 | 00:04
Fjolla:
E tash le të ankohen se nuk po mundemi ta shkruajmë gjuhën so duhet, se deri tash ia kanë lënë fajin çështjeve teknike. Ju lumtë Alba-Soft dhe QEP që përpos që keni bërë përparimin e gjuhës, e keni bërë edhe një punë të madhe që ua keni mbyllë gojën do përtacëve që nuk po dojnë ta shkruajnë gjuhën drejt.
26.05.2010 | 09:19
Vera Çollaku:
Flm. një softwer shumë i qëlluar!
26.05.2010 | 15:03
valon:
pershendetje mfal e kam instalu tastieren per Ë dhe Ç por spo di si me vazhdu ne tastieren normale spo di ku jan ok ???
26.05.2010 | 22:02
Valon Balidemaj:
Programi shumë i mirë, urime. Ni ankesë: Mozilla Firefox e ka Undo Closed Tab me Ctrl+Alt+T ndoshta kish qenë më mirë me ja ndrru. Edhe njëherë urime. Tung e çdo të mirë, VB
27.05.2010 | 09:14
Valon Balidemaj:
Programi shumë i mirë, urime. Ni ankesë: Mozilla Firefox e ka Undo Closed Tab me Ctrl+Alt+T ndoshta kish qenë më mirë me ja ndrru. Edhe njëherë urime. Tung e çdo të mirë, VB
27.05.2010 | 09:35
Ardiani:
Shumë shpejt po instalojka dhe super po funksionojka...edhe me hiq krejt paska mundesi pak me desht. Softuer i nevojshem për gjuhen shqipe.
27.05.2010 | 13:56
dugi:
mfal por e kam 1 pytje per WINd 7 nuk bon ky tastier te lutem tregona sepse eshet shum e qelluar ky postim,,, tung tung
27.05.2010 | 21:00
adelina:
vertet me pelqen kjo ide qe eshte mundesuar
28.05.2010 | 09:43
Arben Ramadani:
Ju falëmnderit shumë për mundësin që keni dhën për instalimin e këtijë programi shumë efikas, falëmnderit shumë.
30.05.2010 | 09:31
Rifat mujaj:
ESHTE PROGRAM I QELLUAR SEPSE DUHET TA NJOFIM GJUHEN SHQIPE...
30.05.2010 | 19:48
Riza Bërbatovci:
Shumë, shumë bukur. Unë ka vite që e kam rregulluar tastierën sipas dëshirës sime, në vitet e para me Macro Express e pastaj me Microsoft Keyboard Layout Creator. Do të jetë kënaqësi e veçantë të shoh më shumë shqiptarë duke përdorur shkronjat tona. Ju përshëndes dhe vetëm vazhdoni kështu!
31.05.2010 | 11:34
Riza Qorraj:
I ndëruar, ju përshendes shumë për një punë dhe kontributë të madh me rastin e dërgimit të këtij programi, për intalimin e shkronjës Ë dhe Ç.në diasporë ka një peshë shumë të madhe sidomos gjeneratave të reja anë e mbanë botës...suksese tëmëtutjeshme....
31.05.2010 | 14:17
Daku:
U Instalua njisha thanx :))=
08.06.2010 | 21:17
vlon thaqi :
ju uroj shum per ket faqe te mrekullueshme
11.06.2010 | 14:13
Agron Shujaku:
Vetem mungon funksioni enable disable qe te perdoren karakteret e thyesave kur te nevojiten.
01.06.2010 | 07:07
sara:
ju pergezoj e ju uroj suksese te metejshme!!!
15.06.2010 | 10:34
betim:
Së pari dua t`u uroj për punën e përkryer të kësaj tastiere Së dyti një kërkesë: Nëse mundeni vendoseni në web-in tuaj edhe një program OFFICE i cili përmban gjuhën shqipe, e cila mund të përdoret për korrekturë më të shpejtë. Me respekt Betimi
17.06.2010 | 14:35
rizvan:
program i nevojshëm! do të ishte edhe më i mirë nëse përdoruesi do të mund ta zgjidhte vetë vendin e shkronjave "ë" dhe "ç"! gjithsesi faleminderit për punën që keni bërë!!
20.06.2010 | 15:40
Bardhyli:
Pershendetje! Ju falenderojme per tere ate qe keni bere per t`na lehesuar dretshkrimin. A do te kemi mundesi qe brenda nje kohe te shkurter te evitohen dhe disa paqartesi qe nuk kane mundur te menjanohen deri me tash, si: forma e njejesit dhe shumesit me -ë-n ta zeme apo vetat tek foljet,(unë të punoj dhe ai te punojë etj. Pres pergjigjen. Me respekt
01.06.2010 | 23:08
Gazmend Hoxha:
Mundet do të ishte më mirë të ndërrohet shkurtesa e aktivimit me CTRL+ALT+Space?
06.06.2010 | 21:21
Fita:
Unë tani çdo herë do të përdor shkronjat ë dhe ç, siç po bëj duke shkruar këtë tekst :-)
25.06.2010 | 09:47
nesa:
pershendetje, e instalova kete program, por nuk po me ben, mund ta dije kushe cila eshte arsyeja
06.07.2010 | 15:37
Fitim Mucaj:
Instalimi i tastierës ë dhe ç po shkakton ndërrimin e kursorit të miut në atë "working in background", efekt ky mjaft iritues, vërtetuar nga disa palë të cilëve ua rekomandova këtë aplikacion :-(. Praktikisht për evitimin e këtij efekti (përpos nëse vetë zhvilluesi e përmirëson këtë) është që nga "Control Panel/mouse/pointers" të zgjidhet opcioni "normal select". Shpresoj të ju ndihmojë kjo.
05.07.2010 | 11:22
avdush:
Ju falëmnderit shumë për mundësin që keni dhën për instalimin e këtijë programi shumë efikas, falëmnderit shumë.
05.06.2010 | 12:24
adnani:
Edhe deri tash keni pasë mundësinë të përdorni ë-në dhe ç-në. Vetëm duhet ta konfiguroni windowsin tuaj në Regional Settings për shtimin e gjuhës shqipe, dhe kaloni në tastaturë në shqip.
26.05.2010 | 10:17
besa:
nuk e kam kuptuar,apo nuk po mundem me instaluar nuk e di!Kush ka mundesi me me ndihmuar pak me shume,me ma spjeguar si te punoj sepse e kam instaluar por nuk funksionon...flm
06.09.2010 | 18:00
Lulezim Hoxha:
Te nderuar, dhe une si te tjeret nuk mundem akoma ta instaloj kete softwear. Pyetjet u kane parashtuar edhe disa me siper po si duket pune shqiptari, pergjegje nuk ka.Pershendetje.
08.09.2010 | 03:16
Ols Hani:
Kam që në 1998 që përdor gërmat ë dhe ç sipas tastjerës shqip që u fut në Windows 98 dhe vazhdon edhe sot në Windows 7 (fizikisht kam tastjerë amerikane). Vendndodhja e tyre është e përcaktuar ndryshe nga programi juaj. ë-ja gjendet tek ; dhe ç-ja gjendet tek [. Mbi këtë bazë, është ndërtuar fizikisht edhe tastjera shqip që është shitur në Tiranë që para disa vitesh nga firma Fasttech. Nuk e di a vazhdon apo jo , por besoj kjo është e ardhmja. Një tastjerë shqiptare dhe jo tastjerë amerikane me arnime shqip. Gjithsesi ju falenderoj për mundimin dhe punën për fjalorin elektronik shqip dhe përkthimin e windows-it. Keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë. gjithë të mirat
30.08.2010 | 23:44
Fitim Mucaj:
Softueri i instaluar më parë, që realisht më shkaktonte (jo vetëm mua por gjithë miqve që ua rekomandova!?!) probleme me dritare njoftuese për konflikte në sistem (i kam deklaruar edhe më herët në komente). Vallë, a qëndron më dikush pas këtij softueri për avancim të tij apo siç zakonisht përfundojnë tek ne iniciativat?
13.02.2011 | 09:48
Lulëzim Shishani:
Të nderuar anëtarë të portalit Gjuha Shqipe, jemi duke punuar në versionin përfundimtar të AS Tastierës dhe deri atëherë nuk mund të ofrojmë ndonjë ndihmë tjetër. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj
14.02.2011 | 17:23
Gezim:
Ky program qenka vetem per Windows. Ca te bejme ne qe i kemi Apple kompjuteret? Do te dali ndonje version edhe per kete lloj kompjuteresh? Presim me padurim...
01.06.2011 | 12:40
Ermira Demiqi:
Një softwer shumë i qëlluar!
04.06.2011 | 21:48
Marigonë Hykaj:
Shumë program i mirë
05.06.2011 | 14:42
Ahmet Murati:
S'ka nevojë për asnjë program. Unë për vete që nga viti 1998 shkruaj me tastierë shqip edhe atë hiq pa ndonjë program. Mjafton ta zgjedhësh Regional Settings dhe aty mund të shtosh shtresime virtuale të çfarëdo gjuhe. Unë i përdori gjashtë shtresime virtuale duke përfshirë edhe atë të shqipes.
27.06.2011 | 22:04
Vesel Dimanaj:
Windows-i që sa vjet e ka tastierën në gjuhën shqipe si pjesë të sistemit operativ.
16.07.2011 | 16:31
Emil Lafe:
Përshëndetje të dashur kolegë e miq! Ju falënderoj për buletinin javor të Lajmëtarit. Lidhur me tastierën: a është hedhur versioni i ri i përpunuar, apo ka mbetur versioni i vjetër, që nxirrte disa probleme, p.sh. shtypje tastin [ për shkronjën ë dhe kjo shkronjë nuk dilet menjëherë (ta zëmë fjala përmbajtje dilte prmbajtjeë ose prmbëajtje – prandaj e kam hequr dhe e bëj me autokorrekt). Ishte premtuar se do të lëshohet një version i ripunuar, që të mos nxirrte shqetësime. Me urimet më të mira Emil Lafe
16.07.2011 | 20:05
Emil Lafe:
E pashë me vonesë njoftimin e Lulëzimit lidhur me tastierën. Jam i qartë! Ju uroj të diel të këndshme! E. Lafe
16.07.2011 | 21:17
shkodran:
spo di bre vlla qysh me ja bo tash me shkru me ë edhe me ç e kom instalu po spo di qka me bo tash
16.08.2011 | 10:59
Zef Lleshi:
Kam perdorur prej shume kohesh softin per drejteshkrimin e gjuhes shqipe, AS, nje program shume i mire. Se fundi kemi instaluar Windows 7 dhe Microsoft office 2010, ne keto kushte nuk punon AS. Lutemi na informoni nese mund te vazhdojme ta perdorim kete soft apo jo, dhe nese po, si mund ta perdorim? Edhe per deri tani ju pergezoj. Zef Lleshi
17.08.2011 | 13:37
Mejdi Murseli:
Ju përgëzojmë dhe urojmë për punën tuaj të ndershme!
19.11.2011 | 20:26
Mejdi M.:
Nuk po i "mëson" tastatura e ime këto dy shkronja.
20.11.2011 | 23:46
Hasan:
Pune, pune nate e dite, gjuha shqipe te del ne drite (kompjuter)!
14.01.2012 | 14:06
fatos salliu:
Ky softuare nuk me shkarkohet ne kompiuter ne windows 7
21.01.2012 | 16:55
Edvin Kasimati:
Sapo e instalova dhe jam i habitur se sa do më thjeshtohet jeta tani e tutje, (sidomos duke ditur që punoj vetëm me laptop). Do ta postoj në të gjitha rrjete e mundshme sociale ketë mundësi. Ps. Si mund ta bëj pagesën për programin? Falemiderit
31.01.2012 | 08:19
isa:
leje bre mu kon te mire e boni pa pare,shum deshtim na falni
19.02.2012 | 20:26
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë