100 VJET SHTET
Abetarja
Më shumë se abetare
Përveç tjerash kemi paraparë që përmes lojërave të joshet fëmija për mësim, të krijohet afërsia e fëmijës ndaj dijes, ndaj të mësuarit, pra përmes lojës si mënyrë shumë e këndshme e të mësuarit, që është gjëja më e mirë në botë për fëmijën dhe më pak detyruese dhe stresuese, duke pasur parasysh moshën shumë të re të nxënësit.

Qëllimi i këtij softueri është përveç të mësuarit e shkrim leximit edhe të mësuarit e përdorimit të kompjuterit, përkatësisht punës me njësitë themelore të tij siç janë lëvizjet e miut, shkrimi me tastierë që për fëmijën nuk paraqet vështirësi të mësimit aq më pak kur mësohet përmes lojërave.

Në  klasën  e  parë  të  shkollës  fillore,  gjuha  shqipe  fillon  të mësohet  në mënyrë sistematike  përmes  të  ushtruarit  për lexim­shkrimin  fillestar.  Nxënësit ushtrohen të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqipe përmes nyjëtimit (shqiptimit) dhe bashkimit të tingujve dhe shkronjave të saj në rrokje e fjalë dhe bashkimit të fjalëve në fjali të thjeshta, por të kuptimshme, nëpërmjet leximit të historive (rrëfimeve, copëzave, tregimeve) dhe materialeve tjera të shkruara, të përgatitura për nxënësit në tekstet shkollore, si dhe në botime të tjera ndihmëse.

Kështu, mësimi i gjuhës shqipe në arsimin fillor shoqërohet me ndryshime  të mëdha, të cilat lidhen me pasurimin e shprehive komunikuese të gjuhës së folur, të shkruar dhe të lexuar. Mësimi i gjuhës shqipe përmes këtij softueri shoqërohet me përdorimin e formave të larmishme të të mësuarit të lexim­shkrimit, të cila lehtësojnë procesin e përvetësimit të shprehive të nxënësve për të lexuar dhe për të shkruar.

Në këtë softuer shfaqet modeli i gjuhës së shkruar dhe drejtshkrimi i saj, fillojnë të mësohen në mënyrë intuitive nocione gjuhësore, si: tingulli, rrokja, fjala, fjalia, zanoret, bashkëtingëlloret, shenjat e pikësimit, përdorimi i shkronjës së madhe etj. Nxënësit fillojnë të dallojnë tekstin, titujt, paragrafët etj.
rrahim voca:
shume shume materiale te rendesishme
27.10.2011 | 18:47
Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tuaj apo nuk je i kënaqur me atë që ke, na kontakto që të flasim për ...
Alba-Soft ofron shërbime të HOSTING me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve të saj.
Mbi 500.000 vizitorë në muaj. Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, ...
Jemi të specializuar në përkthim softuerësh, interpretim, faqosje kompjuterike, titrim dhe këshillim kulturor duke u kujdesur më ...
Ky portal mirëmbahet nga kompania albasoft.al. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme me qëllim përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të albasoft.al.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2012 Portali Gjuha Shqipe
Tiranë | Prishtinë