“Gipsy Groove” nëpër Evropë me zërin e kosovarëve për liri të lëvizjes
“Gipsy Groove” nëpër Evropë me zërin e kosovarëve për liri të lëvizjes
11.01.2017 | 03:44
“Gipsy Groove” - bendi që nëpërmjet anëtarëve me sfonde të ndryshme etnike e muzikore sjell diversitet kulturor - vitin e kaluar kishte pasur telashe me vizat.
 
Dy prej anëtarëve të tij kishin munguar në performancat e planifikuara në tri vende evropiane, shkruan sot “Koha Ditore”. Një vit më vonë, në formacion të plotë, ky bend ia ka mësyrë të realizojë një turne nëpër Evropë, me një fushatë artistike në mbështetje të njerëzve që nuk e kanë të drejtën të udhëtojnë lirshëm.

Si për shembull, kosovarët - të vetmit në Evropë që ende nuk mund të lëvizin lirshëm. Anëtarët e “Gipsy Groove” e kanë në plan t’i vizitojnë Serbinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Italinë, Zvicrën, Francën, Gjermaninë, Holandën e Belgjikën. Turneu i tyre do të nisë në fund të muajit mars dhe do të zgjasë deri më 12 prill të këtij viti.
 

Vokalisti i bendit, Bajram Kinolli, i njohur me emrin artistik Kafu, thotë se ende nuk është caktuar një moto e këtij turneu, por siguron që anëtarët e “Gipsy Groove” do ta ngrenë zërin për një kauzë të rëndësishme.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit. Aenean commodo ligula eget dolor. Aenean massa.Cum sociis natoque penatibus et magnis dis parturient montes, nascetur ridiculus mus. Donec