Shfaqet sarkofagu i Tutankhamunit, në restaurim e sipër
Shfaqet sarkofagu i Tutankhamunit, në restaurim e sipër
07.08.2019 | 05:40
Egjipti prezantoi  sarkofagun e artë të Tutankhamunit, që po restaurohet për herë të parë që prej zbulimit në vitin 1922.

Puna për restaurimin filloi në mes të muajit korrik, pasi sarkofagu u transferua nga Lugina e Mbretërve në muzeun e madh të Egjiptit në Kajro.


“Ne do të tregojmë një objekt historik unik, jo vetëm për Egjiptin, por për të gjithë botën”, deklaroi ministri i Antikiteteve, Khaled al-Enany, në një konferencë shtypi në Muzeun e Madh të Egjiptit.

Sarkofagu i faraonit të ri do të ekspozohet me objekte të tjera që lidhen me Tutankhamunin në fund të vitit 2020, kur muzeu i ri gjigant do të hapet për publikun. Për restaurimin do të duhen tetë muaj.

Sarkofagu prej druri, i artë nga jashtë, me përmasa prej 2,23 metrash është i dekoruar me portretin e mbretit të ri duke mbajtur simbolet faraonike – skeptrin dhe kamxhikun.

Ngjitur në fron në vitin 1333 p.e.s., ai është padyshim faraoni më i njohur i historisë për shkak të zbulimit të jashtëzakonshëm të varrit të tij të paprekur në Luginën e Mbretërve, më 1922 nga arkeologu britanik, Howard Carter. /Atsh