A kemi me çka me u pajtue?
A kemi me çka me u pajtue?
16.12.2016 | 10:32
Ish kanë ni burrë i mirë plak. I kish pas dekë grueja. Kish pasë nevojë me u martue se s’kish kush i bânte hyzmet. N’ni tjetër katun ni grue ish kanë metë vejushkë. Shum e mirë ish kanë vejushka e n’za. Ja çon plaku msitin e i thotë:

Bani selam asaj grueje, e me ardhë e me m’marrë. Jam burrë i mirë, i njoftun n’popull e du me ba kët hyzmet e kët hyzmet e gjith hyzmetet që i takojnë burrit e shpisë.

- Shkoi msiti e ja tha gjith ato fjalë vejushkës. Ajo i tha:

- Alejqym selam! Thuej ati burrit t’gjitha ato hyzmete t’i bâj qysh m’i ka thanë, veç vete, kur t’idhnohem nër veti naj sen (helbete s’â ‘ mymyqym pa u idhnue naj herë) a kemi me çka m’u pajtue?

Kur erdhi msiti e ja tha plakut ato fjalë, plaku e muer vesh shka kish dashtë me thanë vejushka me ato fjalë, e tha:

- Jo valla, s’kem’ me çka me u pajtue. - Edhe e la at punë. Padalishtë, Drenicë
Biondina në shitore
Biondina në shitore
21.12.2016 | 13:54
Dy shoqe
Dy shoqe
21.12.2016 | 03:13
Qapa në barnatore
Qapa në barnatore
21.12.2016 | 03:13
S’ka parking për aeroplan
S’ka parking për aeroplan
21.12.2016 | 01:57
Dy foto për pasaportë
Dy foto për pasaportë
21.12.2016 | 01:57
Dy shokë
Dy shokë
21.12.2016 | 01:56
Chuk Norrisi
Chuk Norrisi
21.12.2016 | 01:55
Plaka dhe droga
Plaka dhe droga
21.12.2016 | 01:55