Dhandrri dhe grueja e meçme
Dhandrri dhe grueja e meçme
16.12.2016 | 10:21
Ish kanë ni djalë koxha mênjemadh edhe ish kanë martue.

Masi fjet natën e parë me grue, t’nesërmen u çue e shkoi me mjellë grunë n’arë edhe u tha te shpija:

- Bukën me ma pru djali!

Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue. Po pret çka po bâjnë robt e shpisë - kush po ja çon bukën.

Kta te shpija s’dinë qysh me ja ba. A bâhet prâmë me u martuee e sod me ja çue bukën djali te ara. Mirëpo, ajo nusja ish kânë e meçme edhe u thotë robve t’shpisë:

- Binma bukën edhe ni drapën , se une kam me ja çue bukën.

Ja bien bukën e drapnin e niset nusja me shkue te ara. Kur mrrin tu i shoqi i tha:

- Puna e marë!

- Marë paç!

- Ku me ja nisë me korrë, o njeri?

- Qysh me korrë - i tha i shoqi - po une qe sa ja nisa me livrue…!

- Po si qaj djali yt, o njeri - i tha grueja - promë u martove e sod po don me ta pru djali bukën. Krilevë, Gollak
Biondina në shitore
Biondina në shitore
21.12.2016 | 13:54
Dy shoqe
Dy shoqe
21.12.2016 | 03:13
Qapa në barnatore
Qapa në barnatore
21.12.2016 | 03:13
S’ka parking për aeroplan
S’ka parking për aeroplan
21.12.2016 | 01:57
Dy foto për pasaportë
Dy foto për pasaportë
21.12.2016 | 01:57
Dy shokë
Dy shokë
21.12.2016 | 01:56
Chuk Norrisi
Chuk Norrisi
21.12.2016 | 01:55
Plaka dhe droga
Plaka dhe droga
21.12.2016 | 01:55