Laknat e Nastradinit
Laknat e Nastradinit
16.12.2016 | 10:18
Nastradini gjithkah ish kanë shkue e gjithkah e kish pasë mashtrue hallkun. U çue me shkue edhe n’Shkodër m’e mashtrue edhe atje nâkan. Kur ra n’Fushë t’Shkodrës, e zateti ni çoban me dhên.

U fal me tâ e çobani e pveti kah ishte e çka ishte e çka e kishte qitë anej pari. Nastradini i kallxoj se pej kahit ishte, e i tha se gjithkah ish kanë e tash ish ardhë m’e pa edhe Shkodrën. E pveti djali:

- Shka ka anej pej jush?

- Hej, - ja kthej Nastradini. - Anej kah na bâhen qaq lakna t’mdhaja, sa me ni lakën mushet kaca e rasojit.

Djali s’bani za. Kur ju afruen dikur detit, Nastradini e pa bardh shkumën e e pveti djalin:
- Shka â’ qajo qi po doket bardh qatje?

- Kan nî mjeshtrit e Shkodrës qi anej kah ju po u bâjshin laknat e mdhaja e janë çuen me bâ kaca t’mdhaja. Qajo qi po doket bardh, janë bujashkat qi bâhen tu’ i strugue drrasat, - ja kthei çobani.

E pa Nastradini qi s’mujti me e rrejtë çobanin e u kthye e nuk shkoi hiç ma përtej. Obrijë e Ulët, Drenicë
Biondina në shitore
Biondina në shitore
21.12.2016 | 13:54
Dy shoqe
Dy shoqe
21.12.2016 | 03:13
Qapa në barnatore
Qapa në barnatore
21.12.2016 | 03:13
S’ka parking për aeroplan
S’ka parking për aeroplan
21.12.2016 | 01:57
Dy foto për pasaportë
Dy foto për pasaportë
21.12.2016 | 01:57
Dy shokë
Dy shokë
21.12.2016 | 01:56
Chuk Norrisi
Chuk Norrisi
21.12.2016 | 01:55
Plaka dhe droga
Plaka dhe droga
21.12.2016 | 01:55