Ta kishe pasë ti gishtin në të gjitha pushkët
Ta kishe pasë ti gishtin në të gjitha pushkët
16.12.2016 | 10:20
Ish kanë ni burrë i zoti, trim, po pikë ore s’kish pasë edhe po i vjen shtirë qi s’kish pasë orë (autoritet). Teshet n’Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush at’herë. I thotë:

- Lum aga, ama pak orë se s’po m’din kush qi jam gjallë.

- Qysh me ta dhanë orën? - i thotë aga.

- Une po dal me armë n’çarshi. Ti je me sejmen. Ti thum: ,,Dorzoi armët!’’ e une s’po i dorzoj. Ti mos ëm çart e hallki m’shohin qi s’mujte me m’çarmatosë e mue m’hyp autoriteti n’popull qi s’mujte me m’çarmatosë.

Aga pranoi. E lanë pjekjen t’nesret n’midis t’qytetit, ku ka popull ma shum, për me e krye at kuvên. Kur duel ky me armë, aga e rrethoi edhe i tha: ,,Dorzoi armët!’’, si i kishin pasë ba fjalët. Ky i tha: ,,S’i dorzoj’’. Aga u tha sejmenve: ,,Mos ma lshoni’’. Sejment i kthyen pushkët pej ti. Ky i dorzoi armët. Aga i tha:

- Pse, t’vraftë zoti i dorzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?

- He, more agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna pushkët, s’pata me i dorzue, po ktu, dhetë sejmen, dhetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishti i njanit, mue m’shkoi jeta. Padalishtë, Drenicë
Biondina në shitore
Biondina në shitore
21.12.2016 | 13:54
Dy shoqe
Dy shoqe
21.12.2016 | 03:13
Qapa në barnatore
Qapa në barnatore
21.12.2016 | 03:13
S’ka parking për aeroplan
S’ka parking për aeroplan
21.12.2016 | 01:57
Dy foto për pasaportë
Dy foto për pasaportë
21.12.2016 | 01:57
Dy shokë
Dy shokë
21.12.2016 | 01:56
Chuk Norrisi
Chuk Norrisi
21.12.2016 | 01:55
Plaka dhe droga
Plaka dhe droga
21.12.2016 | 01:55