Fabrika ndot lumin, ngordhin peshqit në Lumbardh
Fabrika ndot lumin, ngordhin peshqit në Lumbardh
07.08.2019 | 05:51
Është dite pune por fabrika e djathtit është e mbyllur. Në dyert e kësaj fabrike buzë Lumbardhit në Rugovë, inspektorati ka vendosur shirita.

Krejt kjo për shkak të dyshimeve që kjo fabrike shkaktoi ndotjen e lumit, e si pasojë e saj ndodhi edhe ngordhja e peshqve, raporton T7.

Ani pse sot punëtorët nuk ishin prezent në fabrikë, të pranishëm u panë pronarët e kompanisë.


Te martën, ata priten inspektoratin nga Ministria e Mjedisit dhe ajo e Drejtorisë së Inspeksionit, si dhe inspektorët e Agjencisë së Ushqimit.

Ata erdhën për të bërë disa analiza, dhe te vendosin për fatin e kësaj fabrike.

Por, pasi që kompania nuk ofroi fakte te mjaftueshme, çdo gjë mbeti te vendoset një ditë më vonë.

E fabrika do te vazhdojë te mbetet e mbyllur.

Ndotja e lumit i shkaktoi dëme edhe disa restoranteve qe gjenden ne atë ane. Posaçërisht atyre qe e kultivojnë troftën dhe për këtë thonë se janë ankuar disa herë.

Por, Miftar Shala, nga Drejtoria e Inspekcionit ne Peje, mohoi nje gje te tille.

E gjendja e lumit po shqetëson shumë ambientalistët. Ata thonë që ky shkatërrim ne qytetin e Pejës po ndodhe qe disa vite.

E për këtë gjë fajësojnë Ministrinë e Ambientit dhe udhëheqjen e qytetit te Pejës.