Gati një e katërta e popullsisë së globit kërcënohet nga mungesa e ujit
Gati një e katërta e popullsisë së globit kërcënohet nga mungesa e ujit
07.08.2019 | 05:50
ati një e katërta e popullsisë së botës, që jeton në 17 shtete, po vuan mungesën e madhe të ujit, shumë pranë situatës kur gjatë një harku një ditor asnjë pikë uji nuk do të dalë më nga rubineti, sipas një raporti të publikuar sot.

Harta e përgatitur nga Instituti i Burimeve Botërore përllogarit shkallën e rrezikut të mungesës së ujit, thatësirës dhe përmbytjeve të lumenjve.

“Bujqësia, industria dhe bashkitë përthithin 80% të ujërave nëntokësore mesatarisht në një vit në 17 shtetet e përfshira në studim, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Këto shtete janë Katari, Izraeli, Libani, Irani, Jordania, Libia, Kuvajti, Arabia Saudite, Eritrea, Emiratet e Bashkuara Arabe, San Marino, Bahreini, Pakistani, Turkmenistani, Omani, Botsvana dhe India, vendi i dytë më i populluar në botë.