Milioneri Tom Steyer i është bashkuar garës për president në ShBA
Milioneri Tom Steyer i është bashkuar garës për president në ShBA
10.07.2019 | 04:31

Një multi miliarder arriti të fitojë zgjedhjet e kaluara në ShBA. Donald Trump ishte personi që përkundër se nuk kishte aspak përvojë në politikë mposhti të gjithë kandidatët tjerë dhe morri lidershipin e vendit më të fuqishëm në botë.

Kësaj radhe është Tom Steyer ai që ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president.

Të martën ai njoftoi se i është futur garës për udhëheqësin e demokratëve.

Steyer është i vendosur që të rrëzojë nga pushteti Trumpin.

Steyer ka pikëpamje politike liberale.