SHBA-ja çon trupa në Gjermani - dhe i bën 'të fala' Putinit
SHBA-ja çon trupa në Gjermani - dhe i bën 'të fala' Putinit
11.01.2017 | 08:51
Katërmijë ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Gjermani, si pjesë e rotacioneve të përhershme të trupave në Evropë, që Pentagoni thotë se janë të menduara për t'i dërguar një mesazh të qartë një vendi në veçanti: Rusisë.
 
"Rusia, siç e dini, me inkursionin e saj në Ukrainë, i ka shqetësuar shumë prej aleatëve dhe partnerëve të saj", ka thënë të hënën zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis, raporton CNN.

"Demonstrimi i qartë i angazhimit tonë për mbrojtjen e tyre është një element i rëndësishëm i mbrojtjes së përgjithshme kolektive në Evropë", ka shtuar Davis, transmeton Gazeta Express.

Të dislokuar nga Fort Karson, në Kolorado, Brigada e 3'të e Divisionit të 4'të të Këmbësorisë ka mbërritur në qytetin e Bremerhavenit të dielën, bashkë me 2.400 elemente ushtarake - përfshirë tanke, automjete të blinduara luftarake, artileri e kamionë.

Pajisjet do të çohen në Poloni, ku ato do të shpërndahen në shtatë lokacione në Evropën Lindore për stërvitje me aleatët evropianë.

Brigada luftarake do të shërbejë si pjesë e një rotacioni të forcave ushtarake amerikane në rajon, dhe është pjesë e një përpjekjeje për të demonstruar angazhimin e palëkundur të Amerikës për mbrojtjen e aleatëve të saj evropianë, pas ndërhyrjes së presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë, sipas zëvendëskomandantit të Komandës Evropiane të Ushtrisë Amerikane, gjeneralit Tim Ray.

Dislokimi i trupave dhe i pajisjeve ushtarake përbën hapin e fundit nga një varg sosh të ndërmarrë nga SHBA'ja për të rritur praninë e saj tokësore, detare dhe ajrore në Evropë.
 

"Më lejoni të jem shumë i qartë: Kjo është një pjesë e përpjekjeve tona për të frenuar agresionin rus, për të siguruar integritetin territorial të aleatëve tanë, dhe për të ruajtur një Evropë të plotë, të lirë, të pasur dhe paqësore", ka thënë Ray.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetuer adipiscing elit. Aenean commodo ligula eget dolor. Aenean massa.Cum sociis natoque penatibus et magnis dis parturient montes, nascetur ridiculus mus. Donec