Uji i Kosovës më i miri në Evropë
Uji i Kosovës më i miri në Evropë
16.03.2017 | 05:31

Me gjithë telashet që ka, Kosova po vlerësohet për diçka të mirë në botë. Këtë javë kompania kosovare për prodhimin e Ujit Dea është vlerësua nga Business Initiative Directions me Çmimin Platin ERA në kategorinë “Çmime Ndërkombëtare për Cilësi” për cilësi dhe përsosmëri në mesin e mijëra produkteve ndërkombëtare.

I janë dashur më shumë se trembëdhjetë vite kësaj kompanie kosovare që të dëshmoj cilësi e ti kënaqë konsumatorët duke sjellë metoda innovative për lidership efikas, që në ceremoninë e mbajtur në Gjenevës t’ia zbardhë fytyrën Kosovës.

Qëllimi kryesor i kësaj konvente është të promovojë kulturën e cilësisë së kompanive, duke vlerësuar prestigjin e kompanive të shquara nga e gjithë bota, cilësinë, ekselencën dhe menaxhimin në sektorë te rëndësishëm të biznesit, industrisë së prodhimit dhe të shërbimeve.

Përveç kësaj Organizata zvicerane, ICERTIAS, me bazë në Cyrih, ka shpallur produktin “Ujë Dea” si uji më i mirë i ambalazhuar në raportin çmim-cilësi për tregun kosovar duke i ndarë çmimin “Best Buy Aëard”.

Sipas njoftimit nga ICERTIAS, “Ujë Dea” ka dal produkti i parë në kategorinë e ujërave të ambalazhuar, andaj dhe tash e tutje e vetmja në Kosovë ka të drejtën e bartjes së logos “Best Buy Aëard”.

LEXO EDHE...
Ueb faqe profesionale + Marketing digjital për biznesin tuaj. Super zbritje 60% nga 1000€ në vetëm 399€. “Super Pako nga ALBASOFT".
 

Cmimi tjetër Qudal konfirmon se vitin e kaluar qe zgjedhur lider për kualitet në Kosovë.