Ëndrrat më të shpeshta dhe shpjegimet e tyre
Ëndrrat më të shpeshta dhe shpjegimet e tyre
16.04.2019 | 06:08

Në traditën shqiptare thonë se “çfarë flet ditën, sheh ëndërr natën”! Megjithatë, edhe shkencëtarët pranojnë se në ëndrra mund të fshihen disa sekrete, sidomos të gjendjes emocionale të individiT

Më poshtë ju sjellim disa nga ëndrrat më të zakonshme dhe shpjegimet e tyre:

1. Paratë
Paraja në ëndërr simbolizon ato vlera që i çmoni në jetë, apo që kanë rëndësi për ju. Nëse ëndërroni që papritmas merrni një shumë të madhe parash, kjo do të thotë se dini të dalloni vlerat. Nëse shihni që humbni para, ndoshta po kaloni në fazën e kërkimit të kuptimit për jetë.

2. Ju ose personi i dashur është sëmurë apo është në agoni

Ndoshta para jush është periudha e ndryshimeve të mëdha, kur disa pjesë të jetës suaj zhduken ose kalojnë. Kjo ëndërr ndihmon për të ushtruar ndjenjën e humbjes. Rrallë ndodh që ëndrrat e tilla mund të parashikojnë vdekjen e dikujt ose sëmundjen, por nuk është keq që t’i kushtoni pak vëmendje shëndetit.

3. Dikush ju ndjek

Kjo ëndërr do të thotë se ndjeni se mbani barrën e madhe të përgjegjësisë. Kjo është e njohur si “ëndërr stresi”, që ju paralajmëron se duhet të mos rrëmbeheni.

4. Bini nga lart, fluturoni ose fundoseni

Ndryshimi i drejtimit, nëse shkoni lart apo poshtë në ëndërr, tregon se ku gjendet vetëdija juaj për realitetin. Ëndrrat me rënie apo fundosje simbolizojnë një periudhë kur jemi më të vetëdijshëm për pavetëdijen tonë dhe kur na mundon bota e brendshme. Ëndrrat në të cilën jeni duke fluturuar tregojnë se hulumtoni veten, se kontaktoni me mbretërinë e shpirtrave, engjëjt dhe energji tjera.

5. Uji

Disa gjendje apo përvoja emocionale janë shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Tashti është koha e duhur që t’i kushtoni vëmendje ndjenjave tuaja dhe imagjinatës, ëndrrave dhe fantazive. Uraganet dhe stuhitë kanë të bëjnë me ndjenjat e turbullta , ndërsa rrjedhat e qeta, si lumenj apo liqenet, tregojnë se po kaloni në një periudhë të qetë.

6. Dhëmbët

Ëndërroni se keni dhëmbë të bukur apo se ju bien? Dhëmbët përfaqësojnë kohën dhe pjekurinë. Gjendja e dhëmbëve në gjumin tuaj ofron zbulim të rëndësishëm për mënyrën se si i trajtoni çështjet e rëndësishme të jetës.