“Bastardët e ndytë u kthyen” – deklarata që i priu krijimit të ‘Adidas’ dhe ‘Puma’
“Bastardët e ndytë u kthyen” – deklarata që i priu krijimit të ‘Adidas’ dhe ‘Puma’
07.06.2019 | 05:57

Dy kompanitë më të njohura në botë për këpucë kishin lindur në një periudhë të përgjakshme mes vëllezërve. Në vitet 1920, vëllezërit gjermanë, Adolf dhe Rudolf Dassler lansuan një kompani të këpucëve së bashku, e këtë e filluan në dhomën e larjes së nënës së tyre. Biznesi i tyre arriti majat pasi që këpucët Dassler fituan çmimin e medaljes së artë olimpike në vitet 1930.

Por në kohën kur shitjet u rritën, gjithashtu u rritën edhe tensionet mes vëllezërve. Lufta e Dytë Botërore, tregoi një pikë kthese në marrëdhëniet e tyre. Ndërkohë që askush nuk është i sigurt se çfarë e shkaktoi përplasjen, thuhet që është rezultat i keqkuptimit. Pasi që një bombë e aleatëve sulmoi, Adolf dhe gruaja e tij ishin strehuar në strehën e Rudolfit dhe familjes së tij.

“Bastardët e ndytë u kthyen” tha Adolfi, duke iu referuar aeroplanëve, por Rudolfi mendoi që komenti i vëllait të tij është sulm kundër familjes së tij, raporton TIME, 

Në përfundim të luftës, vëllezërit e kishin ndarë kompaninë dhe e filluan një luftë të tyre – në arenën e biznesit. Adolf, i cili preferonte ta thërrasin Adi, e emëroi biznesin e tij Adidas, duke kombinuar emrin dhe mbiemrin e tij; Rudolf e provoi të njëjtën me firmën e tij, dhe e quajti atë Ruda, e që më vonë iu ndryshua në Puma.

Thuhet që të dy vëllezërit kurrë nuk kanë folur përsëri, madje edhe rivaliteti i tyre e ndau qytetin e Herzogunaurach, ku edhe ata ndërtuan fabrikat e kompanive të tyre, në pjesët e kundërta të lumit që e ndan qytetin ne dysh.

Në shtator të vitit 2009, një kohë të gjatë pas vdekjes së vëllezërve, kompanitë i lanë anash armiqësitë, dhe u ndeshën në një lojë miqësore futbolli – një takim interesant për dy kompani të cilat në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra ishin bërë të famshme për atlete futbolli.