5 mijë suedezë mblidhen për ti parë “lopët e lumtura”, të cilat lirohen pas dimrit të gjatë
5 mijë suedezë mblidhen për ti parë “lopët e lumtura”, të cilat lirohen pas dimrit të gjatë
08.05.2019 | 03:59

Rreth 5000 qytetarë të Suedisë janë mbledhur në periferi të kryeqytetit Stokholm, për t’i parë “lopët e lumtura” të cilat lirohen nga stalla për të kullotur të lira në fushë, pasi që dimri tashmë ka kaluar.

Fermerja Karin Lindgren, e cila edhe është pronare e fermës në Vallentuna, qytezë 50 km në veri të Stokholmit, së bashku me bashkëshortin e saj Johan, thanë se kanë pasur shumë vizitorë në ditën e “lirimit” të lopëve nga stalla, raporton Euro News.

Por disa viça nuk ishin të lumtur për lirimin e tyre. Kjo erdhi pasi që ato ishin lindur gjatë dimrit, dhe ende nuk e kishin përjetuar jetën jashtë stallës, për gjatë gjithë kohës kishin qëndruar brenda.

Ndërsa në anën tjetër, lopët më të vjetra, ishin të lumtura që e panë dritën e diellit.

Menjëherë pas orës 11:00, pronari i hapi dyert e stallës, duke shkaktuar kështu konfuzion tek kafshët, ku disa prej lopëve madje nxituan për të dalë jashtë dhe për ta shijuar diellin, deri në shtator, kur edhe vjen vjeshta.