Arrestimi i Julian Assange ‘çmend’ Pamela Andersonin
Arrestimi i Julian Assange ‘çmend’ Pamela Andersonin
12.04.2019 | 08:48

Ish Ylli i filmit “Baywatch”, Pamela Anderson sulmoi qeveritë e Ekuadorit, Britanisë dhe SHBA’së për arrestimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, i cili po qëndronte në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

“Jam në shok” shkroi ajo në Twitter. “Ai duket shumë keq.”

“Si munde ta bësh këtë Ekuador ?” tha ajo, “Si mund ta bësh këtë Britani e Madhe?”

Ajo shtoi: “Sigurisht jeni k*rva të Amerikës – dhe keni nevojë ta hiqni mendjen nga Brexiti idiotik”.

Ajo gjithashtu shtoi një platformë në internet ku njerëzit mund të japin donacione për WikiLeaks, dhe e postoi fotografinë dhe videon nga emisioni rus, Russia Today.

Anderson gjithashtu sulmoi edhe Presidentin amerikan, Donald Trump “Dhe SHBA’ja? Kjo frikacake helmuese e një presidenti që shikon vetëm për zgjedhjet e veta – jeni vetjakë dhe mizorë” shkroi ajo në Twitter. “Ju e keni kthyer gjithë botën përmbys. Ju jeni djaj, gënjeshtarë dhe hajdutë.”

Anderson e kishte vizituar Assange disa herë gjatë kohës sa ai po qëndronte në ambasadën e Ekuadorit. Ndërkohë disa gazeta kanë spekuluar se Pamela Anderson dhe Julian Asange kanë qenë në lidhje dashurie, por kjo është mohuar nga të dy.