Kompania kineze krijon ‘airbag’ për të moshuarit
Kompania kineze krijon ‘airbag’ për të moshuarit
14.06.2019 | 04:33

Një kompani kineze ka dizajnuar një rrip për sigurinë e njeriut, por jo për makina, Ky rrip vendoset në belin e të moshuarve, në mënyrë që t’i mbrojë ata nëse rrëzohen.

Rripi e ka funksionin e njëjtë sikur të ‘airbag-ut’ në makinë, e që në fakt e njëjta kompani prodhon të tilla, raporton Euronews,

Kompania e Inteligjencës Teknologjike, Suzhou Yidaibao, ka thënë se kjo është bërë për shkak se popullsia në Kinë ka filluar të plaket, dhe pleqtë kanë nevojë për siguri.

“Ekzistojnë dy probleme, e ne jemi fokusuar që t’i zgjidhim” tha zëdhënësja e kompanisë, Song Zhanxuan “I pari është se të tjerët nuk mund ta dinë se kur pleqtë do të rrëzohen, e nuk kanë mundësi të i ndihmojnë. Airbagu duhet që të fryhet para se personi të bjerë në mënyrë që ai të jetë i mbrojtur” tha ajo.

“I dyti është se si ta bëjmë që airbagu të hapet brenda 0.18 sekondave. Sipas statistikave tona, një i moshuar mund të bjerë në tokë brenda 0.3 sekondave, pra teknikisht fryrja duhet të bëhet brenda 0.18 sekondave” shtoi ajo.