Njihuni me Lizën e vërtetë: Si lindi historia e Lizës në Botën e Çudirave
Njihuni me Lizën e vërtetë: Si lindi historia e Lizës në Botën e Çudirave
18.07.2019 | 04:51

“E ku të hyn në punë libri,” mendoi Liza, “nëse nuk ka fotografi apo biseda!”

Më 4 korrik, 1862, një matematikan i ri me emrin Charles Dodgson, i njohur si Lewis Carroll (27 janar, 1832 – 14 janar, 1898), mori një varkë të bashkë me një grup të vogël, dhe u nisën nga Oksfordi për në qytezën e afërt të Godstout, ku grupi do të pinte çaj buzë lumit.

Në Festë ishte Carrolli-i, miku i tij Reverend Robinson Duckworht, si edhe tri motrat e vogla të mikut të Carroll-it, HarryLiddell – Edit (8 vjeç), Liza (10 vjeç), dhe Lorina (13 vjeç).

Siç njihej se i argëtonte vajzat e vogla, Dogson shpiku një histori për një botë të çuditshme plot me personazhe përrallorë, dhe protagonistes ia vuri emrin Liza.

Kaq shumë u magjeps Liza nga historia saqë i kërkoi Dodgson-it ta shkruante për të, gjë që të cilën ai e bëri dhe shumë shpejt i nisi asaj një dorëshkrim me titull “Aventurat e Lizës nën Tokë”.