Nuk i pëlqeu cilësia e drogës, shkoi të ankohej në polici
Nuk i pëlqeu cilësia e drogës, shkoi të ankohej në polici
12.04.2019 | 06:21

Një burrë shkoi me qese kanabisi në një stacion policie në Dublin për t’u ankuar se droga nuk ishte e cilësisë së mirë.

Arthur Liëembe u arrestua menjëherë pasi shkoi në polici vullnetarisht me drogën në qese.

33-vjeçari u deklarua fajtor për posedim të paligjshëm droge.

Sipas mediave, gjyqtari John Hughes tha se sjellja e Liëembe ishte e palogjikshme dhe tregues i një psikoze të shkaktuar nga kanabisi.

Qesja kishte kanabis me vlerë 10 euro. Ai i tha policisë se besonte se droga nuk ishte e një cilësie të mirë.

Pasi u kontrollua nga policia iu gjet edhe një thikë me vete.