Sfida e re që po e bëjnë të famshmit në internet: Heqja e kapakut të shishes me këmbë
Sfida e re që po e bëjnë të famshmit në internet: Heqja e kapakut të shishes me këmbë
05.07.2019 | 05:23

Disa yje botërorë kanë filluar një sfidë që shumë shpejtë po përhapet në internet.

Kjo verë sigurisht se do të përcillet me një sfidë të radhës që do të përfshijë internetin.

Disa të famshmëm botërorë po sfidojnë njëri-tjetrin për të hequr kapakun e shishes me këmbë por duke u rretulluar me stil të arteve marciale, 

“Sfida e Kapakut të Shishes” ka filluar gjatë javës së kaluar, kur kampioni i taekwondo, Farabi Davletchin ka postuar videon e parë duke bërë këtë stil në Instagram.

Në video, ai e heq kapakun e kaltër të një shisheje të plastikës derisa dikush e mbante shishen. Në përshkrimin e videos ai ka përmendur emra si Jason Statham, Jackie Chan e Connor McGregor e Jean Claude VanDamme duke i sfiduar për të bërë një video të njejtë.

Të famshmit si John Meyer, Jason Satham e edhe boksieri McGregor e kanë realizuar sfidën me sukses, duke i postuar videot në Instagram.