Kuzhinierët bashkohen për ruajtjen dhe promovimin e traditës shqiptare të ushqimit
Kuzhinierët bashkohen për ruajtjen dhe promovimin e traditës shqiptare të ushqimit
24.06.2019 | 04:13

Një grup kuzhinierësh shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë saj, kanë krijuar një fondacion me anë të të cilit synojnë promovimin e traditës ushqimore shqiptare.

Ata po qëndrojnë këto ditë në Kosovë, për t’u njohur nga afër me prodhimet dhe traditat vendëse të ushqimit.

Kjo lëvizje e krijuar në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara ka për qëllim dokumentimin e traditave të kuzhinës shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe promovimin e saj në botë.