Kuzhinieri i famshëm shqiptar jep një lajm të madh
Kuzhinieri i famshëm shqiptar jep një lajm të madh
26.06.2019 | 04:07

Restoranti “Noma”, i kuzhinerit me origjinë shqiptare, Rene Rexhepi, është nominuar si restoranti i dytë më i miri në botë.

Rexhepi ka njoftuar në rrjetet sociale se restoranti i tij në Kopenhagë të Danimarkës është nominuar i dyti pas vetëm 12 muajsh që është hapur, transmeton Gazeta Express.

“Sapo jemi nominuar si restoranti i dytë me i mirë në botë! Sinqerisht, asnjë nga ne nuk e ka ëndërruar që kjo do të ndodhte. Një ditë dikush në kuzhinë tha “Hej, ne mund të jemi numër 49!”. Duke mos qenë pjesë e listës për tashmë katër vjet dhe tani të debutojmë me numrin 2 pas 12 muajve që kemi nisur, është e pabesueshme për ne. Nuk dua të hyjë në politikat se cila listë orë meny është më e mirë se tjetr,a, por vetëm dua të them se ndihem jashtëzakonisht krenar dhe i lumtur me ekipin që punoj çdo ditë dhe falëndërues për të gjithë ata që votuan për ne. Falëmnderit të gjithëve. Por, sa me fat jemi ne në qytetin që ka dy restorante në top pesëshen. Përgëzime për “Geranium” që është votuar si i 5’i në listë. Përgëzimet më të mëdha shkojnë te një shok i mrekullueshëm i imi dhe te kuzhinieri më i mirë që e njoh, Mauro Colagreco dhe të gjithë ekipin në Mirazur!”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.