Mini-pica me proshutë dhe djathë
Mini-pica me proshutë dhe djathë
16.07.2019 | 06:00
Përbërësit:

– Një bukë baguette
– 200g proshutë
– 200g djathë
– Pastë domateje
– Erëza


Përgatitja:

– Prejeni bukën në gjysmë. Secila gjysmë do të jetë bazë për një picë të vogël

– Lyejeni secilën gjysmë me pastë domateje

– Proshutën e prerë vendoseni në bukë dhe ‘spërkateni’ me djathë të grirë dhe erëza

– Gatuajeni në 150 gradë celsius për 10 minuta. Ju bëftë mirë!