Receta për sallatën më të mirë me kastraveca
Receta për sallatën më të mirë me kastraveca
08.07.2019 | 05:39
Racion i shëndetshëm dhe i shijshëm për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të humbin peshë. Sallata freskuese me kastravec dhe perime e jogurt – recetë e cila premton!

Sallata nga kastravecët me rrepëlakër dhe mollë përgatitet shpejt, por është e shkëlqyeshme edhe për fëmijë. 


Me disa copë buke sallata do të jetë racion i lehtë për mbrëmjet verore.

Përbërësit:

– 2 mollë;
– 1 rrepëlakër e vogël;
– 1 kastravec;
– 4 grushte rukolë;
– 3 lugë përzierje drithërash,
– bizele sipas shijes.

Përbërësit për shtojcë:

– 180 g jogurt grek apo jogurt të dendur;
– 1 thelb i vogël hudhre;
– 1 limon;
– kripë;
– piper;
– 1 lugë mjaltë;
– vaj ulliri.

Përgatitja:


Priteni në copa të mëdha kastravecin, mollët dhe rrepëlakrën bashkë me bizele nëse doni. Përzieni me pak lëng limoni dhe vaj ulliri.

Bëni salcën nga të gjithë përbërësit e përmendur, qitni sipër kastravecëve, mollëve dhe rrepëlakrës dhe qitni mëlmesa me pak vaj ulliri.

Rukolën lajeni dhe vendoseni në tepsi. Mbi rukolë qitni kastravecin, mollët dhe rrepëlakrën me dresingun.

Në majë qitni përzierjen e drithërave.

Nëse nuk keni mollë, zëvendësoni me copa pjepri. Pjepri është më pak kërcëllues, mirëpo do të përshtatet shkëlqyeshëm në kombinimin e shijes.