Çfarë shkruan në pllakën e Bill Clintonit në Prishtinë?
Çfarë shkruan në pllakën e Bill Clintonit në Prishtinë?
12.06.2019 | 17:43

Afër shtatores së ish-presidentin Amerikan, Bill Clinton, në Dardani, sot për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës afër saj është vendosur edhe një pllakë, të cilën e ka zbuluar vetë Clinton, 

Në pllakë është gdhendur një nga deklaratat e Presidentit Clinton pasi u dha urdhri që forcat e NATO’s ta bombardojnë Serbinë, për të çliruar Kosovën.

“Për shkak të zgjidhjes sonë, shekulli 20 nuk po përfundon me indinjatë të pashpresë por me afirmim të shpresës për dinjitet njerëzor dhe për të drejtat e njeriut në shekullin e 21-të”, shkruan në pllakë, duke u cituar Presidenti Bilk Clinton.

Presidenti i 42-të i Amerikës ka thënë se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.

“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”, ka thënë ai.